Policia e Kosovës njofton se njësorët e rrymës në një objekt banesor në Fushë-Kosovë janë përfshirë nga zjarri të martën pasdite.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rrethanat e rastit janë ende të panjohura dhe se hetimet për të janë duke vazhduar.
“Raportohet se në rrethana të panjohura, janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në një objekt banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe zyrtarët e KEDS-it”, thuhet në raportin e Policisë.