Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Nekoc në komunën e Drenasit, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa rreziku është rritur pasi ato janë afruar shumë pranë shtëpive.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa forcat e zjarrfikësve dhe autoritetet janë angazhuar për ta vënë zjarrin nën kontroll.


