KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zhvendosja e njerëzve në botë arrin shifra rekord si pasojë e luftrave dhe dhunës
Botë

Zhvendosja e njerëzve në botë arrin shifra rekord si pasojë e luftrave dhe dhunës

Kosova News
Kosova News 23:29 -14/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Konfliktet dhe dhuna e kanë rritur numrin e njerëzve të zhvendosur në rang botëror duke arritur shifrën rekord 75.9 milionë të zhvendosur. Gati gjysma e tyre jetojnë në pjesën jugore të shkretëtirës së Saharasë në Afrikë, sipas një raporti të ri nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC).

Raporti zbulon se konfliktet në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos dhe territoret palestineze përbënin gati dy të tretat e zhvendosjeve të reja për shkak të dhunës, të cilat në tërësi përfshinin 66 vende në vitin 2023.

“Gjatë dy viteve të fundit, ne kemi parë nivele të reja alarmante të njerëzve që duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit dhe dhunës, madje edhe në rajone ku situata ishte përmirësuar”, tha Alexandra Bilak, drejtore e IDMC-së.

Në një deklaratë që përkon me publikimin e raportit të martën, ajo tha se këto të dhëna që tregojnë se si miliona njerëz u detyruan të largoheshin në vitin 2023 janë vetëm “maja e ajsbergut”.

“Konflikti dhe shkatërrimi që ai lë pas, po i pengon miliona njerëz të rindërtojnë jetën e tyre, shpesh për vite të tëra”, tha ajo.

Raporti vë në dukje se numri i zhvendosjeve të brendshme, domethënë numri i rasteve kur njerëzit janë detyruar të lëvizin gjatë gjithë vitit për t’i shpëtuar konfliktit, brenda vendit të tyre, është rritur në dy vitet e fundit.

“Ndërsa dëgjojmë shumë për refugjatët ose azilkërkuesit që kalojnë kufirin, shumica e njerëzve të zhvendosur në të vërtetë qëndrojnë brenda vendit të tyre dhe ata janë të zhvendosur brenda vendit”, u tha gazetarëve në Gjenevë të hënën Christelle Cazabat, drejtuese e programeve në IDMC para prezantimit të raportit.

Në raportin e saj të vitit 2023 mbi popullsinë e zhvendosur me forcë, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, raportoi se 62.5 milionë njerëz ishin zhvendosur brenda vendit në fund të vitit 2022 krahasuar me 36.4 milionë refugjatë që kishin ishin larguar nga konflikti, dhuna dhe persekutimi po atë vit.

Sipas IDMC-së, zhvendosjet e reja të brendshme vitin e kaluar ishin kryesisht për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili filloi në vitin 2022, si dhe konfliktit të vazhdueshëm në Republikën Demokratike të Kongos dhe shpërthimit të luftës në mes të prillit të vitit 2023 në Sudan.

Lufta në Sudan çoi në zhvendosjen e brendshme të 6 milionë njerëzve vitin e kaluar, që ishte “i lartë se sa numri total i të të zhvendosurve gjatë 14 viteve të mëparshme “. Kjo është dhe shifra e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë në një vend gjatë një viti të vetëm pas 16.9 milionë të të zhvendosurve të Ukrainës në vitin 2022, sipas raportit.

“Siç e dini, ka më shumë se një vit që shpërtheu kjo valë e re konflikti (në Sudan) dhe në fund të vitit të kaluar, shifra ishte 9.1 milionë” të zhvendosur në tërësi nga konflikti, tha Vicente Anzellini, drejtues i analizës rajonale dhe globale si dhe autori kryesor i raportit.

“Kjo shifër është më e larta që kemi raportuar ndonjëherë për çdo vend.”

Në Rripin e Gazës, Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme (IDMC) llogariti 3.4 milionë zhvendosje në tre muajt e fundit të vitit 2023, shumë prej të cilëve ishin zhvendosur disa herë gjatë kësaj periudhe. Kjo qendër thotë se ky numër përfaqësonte 17% të zhvendosjeve totale për shkak të konfliktit në mbarë botën gjatë vitit, duke vënë në dukje se gjithsej 1.7 milionë palestinezë u zhvendosën brenda Gazës deri në fund të vitit.

Tremujori i fundit i vitit 2023 është periudha pas sulmit të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, duke nxitur një përgjigje ushtarake nga Izraeli në Rripin e Gazës.

“Ka shumë kriza të tjera që në fakt po zhvendosin edhe më shumë njerëz, por ne dëgjojmë më pak për to”, tha zonja Cazabat, duke vënë në dukje se pak është dëgjuar për “krizën e rëndë humanitare në Sudan”, megjithëse ka numrin më të madh të njerëzve “që jetojnë duke u zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit në fund të vitit të kaluar”.

Në pesë vitet e fundit, raporti zbulon se numri i njerëzve që jetojnë duke u zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit dhe dhunës është rritur me 22.6 milionë.

Sudani kryesoi listën me 66 shtete të vitit të kaluar me 9.1 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit për shkak të konfliktit, i ndjekur nga Siria me më shumë se 7 milionë, Republika e Kongos, Kolumbia dhe Jemeni.

Përveç totalit prej 68.3 milionë njerëzve që u zhvendosën globalisht nga konflikti dhe dhuna në vitin 2023, raporti thotë se 7.7 milionë u zhvendosën nga fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, stuhitë, tërmetet dhe zjarret.

Ashtu si në vitet e mëparshme, raporti vë në dukje se përmbytjet dhe stuhitë shkaktuan zhvendosjen më të madhe të fatkeqësive, duke përfshirë Afrikën juglindore, ku cikloni ‘Freddy’ shkaktoi 1.4 milionë lëvizje të njerëzve në gjashtë vende dhe territore.

Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë shkaktuan 4.7 milionë zhvendosje.

Zoti Anzellini vuri në dukje se shumë vende që kanë përjetuar zhvendosje nga konflikti gjithashtu kanë përjetuar zhvendosje edhe nga fatkeqësitë.

“Kështu ndodhi në Sudan, në Sudanin Jugor, por edhe në Somali, në Kongo dhe vende të tjera”, tha ai. “Pra, mundohuni të imagjinoni të ikni nga dhuna për të shpëtuar jetën dhe më pas t’ju duhet të ikni në një zona më të larta duke marrë gjithçka mundeni mbani, pasi stuhitë ose përmbytjet mund të shkatërrojnë strehën tuaj të përkohshme.”

Ai tha se asnjë vend nuk është është i paprekshëm kur bëhet fjalë për zhvendosjet nga fatkeqësitë.

“Vitin e kaluar, ne regjistruam zhvendosje nga fatkeqësitë në 148 vende dhe territore, dhe këto përfshijnë vende me të ardhura të larta si Kanadaja dhe Zelanda e Re, të cilat regjistruan shifrat e tyre më të larta ndonjëherë.

“Ndryshimet klimatike po shpeshtojnë dhe po i bëjnë më intensive ngjarjet ekstreme të motit dhe kjo mund të çojë në më shumë zhvendosje, por jo me patjetër”, tha ai, duke vënë në dukje se ndryshimi i klimës është një nga shumë faktorë që ndikojnë në zhvendosje.

“Ka faktorë të tjerë ekonomikë, socialë dhe politikë që qeveritë mund t’i trajtojnë për të minimizuar ndikimet e zhvendosjes edhe përballë ndryshimeve klimatike,” tha ai, duke përfshirë sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe evakuimin e popullsisë përpara se goditjes nga fatkeqësitë natyrore./VOA

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 14/05/2024 14/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?