KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zhegrova thotë se FFK-ja më përjashtoi, jo trajneri
Sport

Zhegrova thotë se FFK-ja më përjashtoi, jo trajneri

Kosova News
Kosova News 14:15 -26/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Futbollisti i Lilleit, Edon Zhegrova, ka thënë se vendimi për përjashtimin e tij nga Përfaqësuesja e mori Federata e Futbollit të Kosovës dhe jo trajneri Franco Foda.

Në grumbullimin e shtatorit, Zhegrova bashkë me Arijanet Muriqin dhe Florent Muslijën u përjashtuan për shkak se FFK-ja pretendoi se kanë thyer rregullat disiplinore. Të tre lojtarët kanë mohuar pretendimet se kishin dalë për të festuar dy ditë pas humbjes nga Rumania, por kanë thënë se kishin dalë për të ngrënë bukë.

Në konferencë për shtyp të enjten para ndeshjes me Le Havren, Zhegrova u pyet nga gazetarët për përjashtimin nga Kosova. Ai ka thënë se brenda FFK-së ka njerëz që nuk e duan.

“U vonova në takim. Mendoj se nuk ishte vendim i trajnerit, por vendim i FFK-së – për atë edhe isha pak i nervozuar. Ka disa njerëz që nuk më duan dhe thonë fjalë të këqija për mua. E njoh veten, e di sa profesional jam dhe kur kam lexuar disa lajme se kinse kam dalë në klub nate, nuk është ashtu sepse nëse dua të shkoj në klub, do ta dinin të gjithë. Nuk kishte foto, të gjitha ishin lajme të rreme. Gjëja më e keqe ishte që trajneri nuk e mori vendimin, por Federata. Nëse vonohesh në takim, trajneri duhet të marrë vendim, jo Federata”, ka thënë ai.

25-vjeçari tutje u shpreh se kjo çështje tani i përket së kaluarës dhe “më nuk ka rëndësi”.

Zhegrova po shkëlqen në këtë fillimsezon me Lillein. Ka shënuar tri gola në po aq ndeshje në Ligue 1. Ndërsa tri gola i ka shënuar edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

FFK-ja nuk ka treguar se çfarë masa të tjera do të ketë për tre lojtarët e përjashtuar.

Gjithashtu lexoni:

Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit

Kosova U18 pëson humbje nga Islanda

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Rasti tragjik i të riut në Gjakovë, Policia jep detajet e fundit

Alexander-Arnold me fjalë emocionuese për vdekjen e Diogo Jotas: Ndriçonte dhomën e zhveshjes

Kosova News 26/09/2024 26/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?