KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjidhja e thjeshtë me shishe plastike që parandalon bllokimin e lavamanit
Kuriozitete

Zgjidhja e thjeshtë me shishe plastike që parandalon bllokimin e lavamanit

Kosova News
Kosova News 19:57 -25/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një truk i thjeshtë me një shishe plastike zgjidh problemin më të madh në kuzhinë – dhe atë për vetëm 5 minuta

Më poshtë gjenden disa ide se si t’i përdorni në mënyrën më të mirë shishet plastike që nuk ju nevojiten më. E dini vetë sa e lodhshme është kur bllokohet lavamani, dhe sa e bezdisshme është zbrazja e filtrit, sidomos për shkak të madhësisë së tij.

Prandaj, qoftë kur po gatuani dhe keni më shumë mbetje, apo kur po lani enë shumë të ndotura, ekziston një mënyrë për ta lehtësuar këtë punë.

Priteni shishen në mes dhe shpojini me thikë disa vrima në pjesën e poshtme. Në një kënd të lavamanit ngjitni një grep ngjitës dhe në të vareni gjysmën e shishes. Tani mund t’i hidhni brenda mbetjet e perimeve apo ato nga enët, dhe pastaj thjesht t’i zbrazni në koshin e mbeturinave. Kështu, jo vetëm që e lehtësoni punën, por edhe nuk do të hidhni perime të lagura direkt në kosh. Kjo do të thotë, më pak rrjedhje, por edhe më pak erëra të pakëndshme.

Majën e shishes mund ta përdorni në dy mënyra. E para është për larjen e enëve me sfungjer metalik. Që të mos lëndoheni, duhet që nëpër mes të sfungjerit të kaloni një fill, pastaj ta tërhiqni atë përmes hapjes së pjesës së sipërme të shishes, të shtrëngoni dhe të vidhosni kapakun.

Në këtë mënyrë, larja do të jetë shumë më e lehtë, para së gjithash sepse do të keni një lloj “doreze”, dhe gjasat për të prerë duart nga sfungjeri metalik janë shumë më të vogla, një problem që, siç e dini, mund të jetë mjaft i pakëndshëm, transmeton Telegrafi.

Mënyra e tretë është po aq e dobishme, sidomos kur bëhet fjalë për qeset e ngrirjes. Me gjasë perimet dhe frutat që i fusni në ngrirje i mbani në qese që i lidhni me nyje. Nëse gabimisht e shtrëngoni nyjën shumë fort, pothuajse me siguri do t’ju duhet ta shqyeni qesen, gjë që nuk është praktike, sidomos kur ju duhet vetëm një pjesë e përmbajtjes.

Në vend të kësaj, kalojeni pjesën e sipërme të qeses përmes kapakut të shishes dhe më pas vidhosni kapakun. Frutat dhe perimet do të ruhen më mirë dhe do të jetë më e lehtë të merrni sasinë që ju nevojitet. Më pas, thjesht vendoseni kapakun përsëri, shtrëngojeni dhe futeni qesen në ngrirje.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

Kosova News 25/11/2025 25/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?