KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
Rajon

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Kosova News
Kosova News 19:54 -11/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në nivel kombëtar, deri në orën 18:00, ka qenë 41.29%, një shifër kjo pak më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 45.41%, të rreth 3,6 milion zgjedhësve që ishin thirrur për të votuar.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, do të mbeten hapur vetëm ato qendra votimi, ku vihet re se ka ende një numër zgjedhësish që janë në radhë për të votuar.

Dita e zgjedhjeve ka qenë përgjithsisht e qetë, me disa incidente sporadike në zona të veçanta. Janë ndaluar nga policia dhe janë referuar për hetime të mëtejshme në SPAK edhe disa shtetas si dhe figura politike me akuza për fotografim të votës dhe publikimit të saj në rrjetet sociale, kanosje ndaj votuesve, dhunim të komisioneri në qendrat e votimit etj.

Pas mbylljes së kutive të votimit, ato mbi bazën e dokumentacionit përkatës dërgohen nëpër KZAZ ku pas marrjes në dorëzim do të fillojë edhe  procesi i numërimit të votave.

Procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda 48 orëve, fillimisht për partitë politike dhe koalicionet dhe më pas numërimi do të vijojë për kandidatët për deputetë që garuan mbi bazën e listave të hapura.

E reja në këto zgjedhje ishte dhe pjesëmarrja e diasporës në votim, proces ky që ndodh për herë të parë. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora  morën fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet”, komentoi Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit i monitoruan nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të ishte në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës: 2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase; 925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare; 2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër; 54 media vendase dhe të huaja, ishin në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor./RTSH

Gjithashtu lexoni:

Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës

LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive

Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm

Kosova News 11/05/2025 11/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Policët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin
12:28 -12/05/2025
Vjosa Osmani, liderja e parë shtetërore e Kosovës që ftohet nga Këshilli Federal i Zvicrës
11:54 -12/05/2025
Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin
11:26 -12/05/2025
LDK dorëzon në ZRRE kërkesën për anlumin e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë
11:08 -12/05/2025
Ndalohet një serb te Dheu i Bardhë, i sekuestrohen një shufër metalike, elektroshok dhe sprej
10:55 -12/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?