Partia e ekstremit të djathtë, i Marine Le Pen, ka dalë në krye me 34% të votave, e ndjekur nga koalicioni i krahut të majtë Nouveau Front Populaire me 28.1%.
Partia presidenciale mbetet pas me 20,3%, ndërsa partia e krahut të djathtë Les Républicains qëndron në 10%, sipas rezultateve të para të nxjerra nga Ipsos Talan, raporton Euronews.
Partia e Le Pen pritet të marrë 230-280 vende në asamble me 577 vende, aleanca e krahut të majtë 125-165 vende dhe koalicioni i Macron 70-100, sipas parashikimeve të bazuara në sondazhe.
Kujtojmë se reth 49 milionë votues kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Francë.