KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet lokale/ KQZ-ja ka një njoftim për votuesit e Pejës, Ferizajt, Istogut dhe Lipjanit
Politikë

Zgjedhjet lokale/ KQZ-ja ka një njoftim për votuesit e Pejës, Ferizajt, Istogut dhe Lipjanit

Kosova News
Kosova News 11:00 -02/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, ka miratuar 945 Qendrat e Votimit, të cilat do të shfrytëzohen për votim më 12 tetor 2025.

Në mesin e tyre, janë përfshirë edhe qendra të reja për votim, pas kërkesave të paraqitura nga qytetarët dhe pas vlerësimit se disa nga qendrat ekzistuese mund të lirohen nga numri i madh i votuesve.

Çdo votues, duke vizituar platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org mund të informohet për këtë ndryshim, Qendrën e Votimit ku është caktuar të votojë më 12 tetor dhe nëse dëshiron ta paraqesë online kërkesën për ndryshim të saj brenda komunës deri më 29 gusht 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë ndryshimet që përfshijnë disa Qendra Votimi të komunave: Pejë, Ferizaj, Istog dhe Lipjan.

ISTOG – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Istogut, do të hapet 1 qendër e re për votim, si në vijim:

Objekti i ri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, i cili ndodhet në qytetin e Istogut, në rrugën “UÇK, nr. 147”, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrën ekzistuese të votimit të vendosur në Shkollën e Mesme e Lartë “Haxhi Zeka”, e cila gjithashtu ndodhet në qytetin e Istogut.

LIPJAN – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Lipjanit, do të hapet 1 qendër e re për votim, si në vijim:

Shkolla Fillore “Ismail Luma”, e cila ndodhet në lagjen “Jeta e Re”, në qytetin e Lipjanit, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt në ditën e zgjedhjeve. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrën ekzistuese të votimit të vendosur në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Vëllazrit Dameneku”, e cila ndodhet në fshatin Topliqan.

PEJË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Pejës, do të hapen 4 qendra të reja për votimit, si në vijim:

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Hil Mosi”, e cila ndodhet në fshatin Jabllanicë të Vogël, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar votuesit e rinj që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe qytetarët me të drejtë vote nga fshatrat Jabllanicë e Madhe dhe Jabllanicë e Vogël, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Pejës”, në fshatin Novosellë.

Universiteti “Haxhi Zeka”, i cili ndodhet në qytetin e Pejës, në rrugën “UÇK”, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrën ekzistuese të votimit të vendosur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, e cila gjithashtu ndodhet në qytetin e Pejës. 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë, e cila ndodhet në qytetin e Pejës, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrat ekzistuese të votimit të vendosura në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni” dhe në Shkollën Fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, të cilat gjithashtu ndodhen në qytetin e Pejës. 

Shkolla e Fillore e Mesme e Ulët “Rilindja”, e cila ndodhet në fshatin Lutogllavë të komunës së Pejës, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në fshatrat Trestenik dhe Zahaq.

FERIZAJ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Ferizajt, do të mbyllet 1 Qendër Votimi, si në vijim:  

Shkolla Fillore e Mesme e Lartë “Shaban Hashani”, e cila ndodhet në qytetin e Ferizajt, nuk do të shfrytëzohet për votim në Zgjedhjet Lokale 2025. Të gjithë votuesit e rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe qytetarët me të drejtë vote që në zgjedhjet e kaluara ishin caktuar të votonin në këtë Qendër Votimi, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të mund votojnë në objektin afër, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjon Serreçi”, e cila gjithashtu ndodhet në qytetin e Ferizajt.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive

Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive

Numrohen 15% e votave në Gjakovë, prin kjo parti

KQZ: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00

Numërohen 10% e votave, në Pejë po prin Vetëvendosje

Kosova News 02/07/2025 02/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive
20:30 -07/06/2026
Numërohen 40% të votave në nivel vendi, kjo është renditja e partive
20:27 -07/06/2026
Numrohen 15% e votave në Gjakovë, prin kjo parti
20:25 -07/06/2026
KQZ: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00
20:13 -07/06/2026
Numërohen 10% e votave, në Pejë po prin Vetëvendosje
20:11 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?