KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë cilësohen si betejë gjeopolitike dhe çështje sigurie kombëtare
Politikë

Zgjedhjet e 12 tetorit në Kosovë cilësohen si betejë gjeopolitike dhe çështje sigurie kombëtare

Kosova News
Kosova News 12:32 -30/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ka mbajtur forumin me temën “Demokracia nën kërcënim: Zgjedhjet si një fushëbetejë gjeopolitike”, ku përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë theksuan rëndësinë e integritetit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit në Kosovë, duke paralajmëruar për ndikime të jashtme dhe të brendshme që mund të cenojnë procesin demokratik.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, tha se Kosova gjendet në shënjestër të operacioneve kërcënuese.

“Në fushatën për zgjedhjet e 12 tetorit, Kosova vazhdon të jetë një terren i operacioneve kërcënuese, jo vetëm me propagandë dhe narrativa nxitëse, por edhe me ndërhyrje politike e financiare. Rasti i Moldavisë, sidomos shembujt e tjerë si Rumania dhe Gjeorgjia, na tregojnë se zgjedhjet sot janë arenë e përplasjeve gjeopolitike, beteja të heshtura ndërmjet demokracisë dhe hegjemonisë, të së vërtetës dhe propagandës.

Në këtë betejë është edhe Kosova, për shkak të Serbisë militariste që vepron për rrënimin dhe destabilizimin e saj. Si qendër rajonale e ndikimit rus, ajo përdor instrumente të njëjta si dezinformimin, rrjetin fetar, manipulimin kibernetik dhe ndërhyrjet politike e financiare për të rritur polarizimin, përçarjen dhe mosbesimin e qytetarëve serbë në procesin zgjedhor.

Në këtë kontekst, sot Kosova përballet me sfidën e qëndrueshmërisë demokratike dhe integritetit të zgjedhjeve si çështje të sigurisë kombëtare. 12 tetori nuk është vetëm ditë votimi, por betejë për rendin dhe vlerat euroatlantike, për sigurinë dhe sovranitetin politik”, tha Fetoshi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi se Kosova ka dëshmuar maturi zgjedhore ndër vite, por shtoi se situata mbetet e brishtë dhe duhet të mbrohet.

“Kosova në historinë e saj ka ditur të shprehë fjalën e saj sa i përket zgjedhjeve. Zgjedhjet kanë treguar maturi, qoftë nga qeveritë e ndryshme që e kanë drejtuar, qoftë nga partitë politike.

Jemi të vetëdijshëm dhe jetojmë në Kosovë, ku shohim me sytë tanë dhe dëgjojmë me veshët tanë se kemi një fushatë qytetare, e cila në fund nga ana e partive shqiptare nuk ka agresivitet dhe nuk përmban elemente që do të acaronin situatën, gjë që është për t’u përgëzuar.

Megjithatë, po kalojmë një moment që nuk do ta dëshironim: mungesën e institucioneve të reja, të cilat shpresojmë të krijohen sa më shpejt. Të gjithë jemi dakord se kemi një demokraci të brishtë dhe duhet ta mbrojmë.

Zgjedhjet përcaktojnë drejtimin dhe garantojnë të ardhmen demokratike të Kosovës. Rasti i Moldavisë tregon për një kahje pozitive dhe për një moment të mirë për Evropën, ku pati një mbështetje të fuqishme pavarësisht sulmeve të mëdha nga Rusia, dhe ku fitorja e presidentes kontribuoi për orientimin evropian të Moldavisë dhe të vendeve që aspirojnë Bashkimin Evropian”, tha Malaj.

Ai bëri thirrje edhe për kujdes ndaj sulmeve hibride, duke shtuar se rajoni ka nevojë për stabilitet.

“Ajo që e mundon Kosovën është sfida në veriun e saj dhe tregon se demokracia është nën kërcënim. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë ato që përcaktojnë rrugën.

Kemi parë e kemi dëgjuar momente që mund të sjellin situata që askush nuk do t’i dëshironte, por Kosova është në një proces që kërkon mbrojtje dhe përkushtim për gjithçka që ka arritur. Rajoni ka nevojë për stabilitet, i cili vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme.

Nuk duhet të biem pre e sulmeve kibernetike të mbështetura nga kushdo. Kosova do të dijë t’i bëjë ballë”, u shpreh ai.

Nga Ambasada e Gjermanisë, Payam Ghalehdar tha se zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk janë thjesht zgjedhje vendore, por një ngjarje me rëndësi të madhe ndërkombëtare.

“Dua të theksoj disa pika. Së pari, ndaj vlerësimin se zgjedhjet, madje edhe në vende të ashtuquajtura të vogla si Kosova, sot janë një fushëbetejë gjeopolitike.

Pra, Kosova është në një situatë delikate. Zgjedhjet e 12 tetorit nuk mund të quhen thjesht lokale, sepse ato janë të rëndësishme jo vetëm në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe të aktorëve të tjerë.

Prandaj është shumë e rëndësishme të ruhet dhe të mbahet integriteti i zgjedhjeve, të sigurohet që të jenë të lira dhe të ndershme. E pamë këtë në shkurt, në nivel kombëtar, dhe është e rëndësishme që kjo të vazhdojë edhe tani”, tha ai.

Ai shtoi se kërcënimet ndaj procesit zgjedhor mund të vijnë edhe nga brenda vendit.

“Gjithashtu, duhet të theksohet se kur flasim për zgjedhje, demokraci dhe sundim të ligjit, është po aq e rëndësishme të kushtohet vëmendje asaj që ndodh brenda vendit.

Pra, kërcënimet ndaj integritetit të zgjedhjeve nuk vijnë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda.

Kemi vërejtur përpjekje për të përjashtuar disa parti nga zgjedhjet e ardhshme, gjë që sipas mendimit tonë është për të ardhur keq. Është e rëndësishme që të gjithë aktorët të lejohen të marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të votojnë për kë do të duan”, tha Ghalehdar./eo/

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 30/09/2025 30/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?