KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit
Politikë

Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Kosova News
Kosova News 15:44 -14/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit, kanë nxitur debat në opinion rreth përmbajtjes së tyre.

Fragmente të këtyre doracakëve është thënë se janë pjesë e teksteve shkollore, e shumë i janë refuar këtij doracaku edhe si lëndë mësimore.

Në këtë zhurmë të krijuar është përfshirë edhe ish-ministrja e Arsimit, Hykemte Bajrami.

Bajrami deklaroi mbrëmë  në “Debat Plus” se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.

“Ato çfarë ne i kemi parë dje të publikuar tekstet madje kemi hyrë i kemi parë edhe vetë doracakët, unë personalisht jam kundër ndërtimit psikologjik edhe emocional të fëmijëve në moshën që shkruan në doracak. Mendoj që është kopjim i metodave eksperimentale, këto korrikula nuk janë miratuar sa kam qenë ministre e Arsimit, kjo nuk është e vërtet. Në kohën kur kam qenë ministre është marrë iniciativa për t’u bërë”, ka thënë Bajrami.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ai e ka quajtur gjithë këtë zhumrë të krijuar si propagandë dhe tendeca për kauza të reja.

“Qindra lajme, kronika, postime, emisione, debate që tentojnë të përfshijnë edhe fëmijët por askush nuk mban përgjegjësi”, ka shkruar Kelmendi.

Zëvendësministri ka publikuar edhe dy dokumente njërin të vitit 2016 kur edhe kishte filluar hartimi i këtyre doracakëve dhe atë të vitit 2020 kur ishte miratuar.

“Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK)”, ka shkruar Kelmendi.

Kelmendi ka pranuar se ka disa pjesë të tekstit brenda këtyre doracakëve që janë të papërshtatshme.

“Nga dhjetëra faqe edukative ka disa pjesë të tekstit të papërshtatshme. Jemi dakord, prandaj po e dërgojmë për rishikim dhe përmirësim nga grupet e ekspertëve profesionalë. Dështoi kauza!”, ka shkruar Kelmendi.

MASHTI gjithashtu dje ka dalur me një sqarim ku ka deklaruar se  nuk ekziston një kurrikulë e veçantë për edukimin seksual dhe se nuk ka tekste shkollore specifike për këtë temë, siç është raportuar.

Sipas MASHTI-t, edukimi seksual përfshihet në kurrikulën e Kosovës përmes kompetencës “Individ i shëndoshë,” si çështje ndërkurrikulare që trajtohet në lëndë të ndryshme nga perspektiva shkencore, shoqëror-kulturore dhe shëndetësore, duke ndjekur standardet evropiane të OBSH-së për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 14/11/2024 14/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin
19:18 -29/06/2025
Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën
18:21 -29/06/2025
Tortë për ditëlindjen e Simiqit në Kuvend nga PDK-ja,  Zyba: Për detajet e festës është mirë të na tregojë vetë kjo parti
18:17 -29/06/2025
De Jong rinovon kontratën me Barcelonën
17:27 -29/06/2025
Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, largohen banorët nga pallatet përreth
17:22 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?