KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zemaj e quan të paligjshme seancën e jashtëzakonshme
Politikë

Zemaj e quan të paligjshme seancën e jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 11:42 -19/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së orës 11:00 nga Vetëvendosje, duke e quajtur atë “jo legjitime, jolegjitime dhe në kundërshtim me rendin kushtetues”.

Sipas tij, përfshirja e projekteve buxhetore, kredive dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në një seancë të tillë është shembull i papërgjegjësisë institucionale.

“Konsumimit të çdo forme manipulimi të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave për krijimin e institucioneve, sot po provohet edhe “treni i fundit”: një seancë jolegjitime, jologjike dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues e me logjikën parlamentare, vetëm që Albin Kurti e VV-ja të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit. Në agjendën e seancës së orës 11:00 përfshihen propozimi i buxhetit të Republikës së Kosovës, marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz dhe konsultim të mirëfilltë e jo improvizime të ngutshme që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate. Pikërisht për këtë arsye, LDK nuk merr pjesë në një proces kaq të papërgjegjshëm. Lidhja Demokratike e Kosovës refuzon mënyrën e papërgjegjshme me të cilën Vetëvendosja po tenton sërish t’i përdorë institucionet e Republikës si instrument të lojërave të saj politike”, deklaroi Zemaj.

Zemaj tha se po të kishin qëllim të bënin zgjidhje, atëherë do të merrnin masa më herët.

“Prej tetë muajsh, vendi mbahet në pasiguri politike nga të njëjtët që sot paraqesin si urgjencë atë që vetë e kanë zvarritur. E njëjta logjikë u pa me zvarritjen 15-ditore të mandatarit pa numra – një proces i humbur që në fillim dhe i përdorur thjesht për propagandë. Po të kishin vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha partitë. Qëllimi nuk ka qenë shumica, por materiali elektoral, mbajtja peng e vendit dhe krijimi i skenave të radhës. LDK do të marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, të ditës për çështjen e mandatarit, në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e qytetarëve tanë”, ka thënë Zemaj

Gjithashtu lexoni:

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Kosova News 19/11/2025 19/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla
14:58 -17/07/2026
Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit
14:42 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?