KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës
Botë

Zelenskyy takohet me udhëheqësit botërorë në takimin e G7-ës

Kosova News
Kosova News 22:53 -20/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka arritur në qytetin japonez, Hiroshima për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G7-ës. Ai gjithashtu mbajti disa takime dypalëshe me udhëheqësit botërorë. Vizita e zotit Zelenskyy vjen pasi Presidenti amerikan Joe Biden, u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka zhvilluar takime dypalëshe me udhëheqësit botërorë që po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës.

“Ne jemi me ju dhe do të jemi me ju deri në fund. Të jeni të sigurt për këtë”, tha presidenti francez Macron gjatë takimit me zotin Zelensky.

Vizita e presidentit ukrainas në Japoni vjen pasi Presidenti Joe Biden u tha udhëheqësve të G7-ës të premten se Uashingtoni mbështet programin e përbashkët të trajnimit për pilotët ukrainas në avionët luftarakë amerikan F-16, ndërsa Kievi kërkon të rrisë fuqinë e tij ajrore kundër Rusisë.

“Folëm shumë për koalicionin e ardhshëm të avionëve dhe dua të falënderoj ju dhe të gjithë partnerët për këtë vendim, për misionet stërvitore pasi kjo vërtetë është shumë e rëndësishme”, tha udhëheqësi ukrainas Zelenskyy.

Pas takimit me kryeministrin indian, Modi, ky i fundit e bëri të qartë mbështetjen e tij për dialogun dhe diplomacinë për të gjetur një rrugë përpara, sipas një deklarate në llogarinë zyrtare të zyrës së tij në ‘Twitter’.

Udhëheqësit e demokracive më të fuqishme të botës u zotuan të shtojnë masat ndëshkimore ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve të mëtejshëm të ekonomisë.

“Do t’i vendosim kufizime tregtisë me diamantët rusë. Diamantët rusë nuk do të rrojnë përgjithmonë”, tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

Presidenti Volodymyr Zelensky i Ukrainës, një vend joanëtar i G-7ës, merr pjesë pasi u kthye nga Takimi i Lidhjes Arabe, në Xhedah të Arabisë Saudite.

Vende të tjera jo anëtare të ftuar përfshijnë krerët e Indonezisë, Koresë së Jugut, Vietnamit dhe Brazilit, pasi mikpritësi i takimit, kryeministri japonez dëshiron që vendimet të përfshijnë edhe përkrahjen e shteteve të hemisferës jugore.

“Ata e kanë kuptuar se kjo nuk mund të jetë vetëm një bisedë e ngushtë e G-7-ës për vendosje e sanksioneve ndaj Rusisë, por duhet të jetë një bisedë më e gjerë mbi pasojat globale të agresionit të Rusisë”, thotë Sheila Smith, eksperte për Japoninë tek Këshilli për Marrëdhniet me Jashtë.

Gjatë fundjavës, udhëheqësit do të diskutojnë për Kinën, duke kërkuar të pakësojnë ndërvarësinë në zinxhirët e furnizimit dhe të kundërshtojnë praktikat e Kinës që duke përdorur huatë apo investimet tek vendet e treta të ushtrojë presion mbi to.

“Nëse takimi i G-7-ës dëshiron të diskutojë këtë çështje, ai mund të diskutojë së pari se si Shtetet e Bashkuara nënshtrojnë gjashtë vendet e tjera anëtare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin.

Duke vizituar Memorialin e Paqes të qytetit pranë Kupolës Genbaku, e vetmja strukturë e pashembur pas sulmit me bombë atomike të SHBA-së më 1945, që vrau më shumë se 130,000 njerëz, udhëheqësit e G-7-ës u zotuan për angazhimin e tyre për “arritjen e një bote pa armë bërthamore”, duke i bërë thirrje Rusisë, Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit të ndërpresin aktivitetet e tyre bërthamore./VOA

Gjithashtu lexoni:

Gjermania ashpërson ligjet e imigracionit, ndalon bashkimin familjar për këta persona

Një djalë 4-vjeçar vdes nga uria në Gaza për shkak të bllokadës izraelite

Gjatë inaugurimit të luftanijes u dëmtua një pjesë e saj para syve të Kim Jong-Un, Koreja e Veriut fillon me arrestimin e  përgjegjësve

Zelensky: Heshtja e Amerikës vetëm sa e inkurajon Putinin

Murtaja e Zezë nuk e shkatërroi Britaninë – ajo e shpëtoi

Kosova News 20/05/2023 20/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani: Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po i forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt dhe më të qëndrueshëm
22:35 -25/05/2025
Tenton t’i ikën policisë me 25 kg kokainë në veturë, përplaset me shtyllën dhe humb jetën shqiptari në Itali
22:17 -25/05/2025
BMW zbulon M2 CS të shumëpritur
22:14 -25/05/2025
Tre shqiptarët e vdekur në aksidentin në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare
21:30 -25/05/2025
Ferizaj, arrestohen dy burra pasi gjuajtën me armë gjatë ahengjeve familjare
20:34 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?