Volodymyr Zelensky është takuar me Papën Leo XIV pas Meshës së inaugurimit të tij.
Papa i ka ofruar Vatikanit si vend për të pritur bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Autoriteti dhe zëri i Selisë së Shenjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përfundimin e kësaj lufte”, tha Zelensky.
“Ne e falënderojmë Vatikanin për gatishmërinë e tij për të shërbyer si një platformë për negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha presidenti ukrainas.
“Ne jemi të gatshëm për dialog në çdo format për hir të rezultateve të prekshme. Ne e vlerësojmë mbështetjen për Ukrainën dhe zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi Zelensky.