KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky kërkon ndihmë për luftën dhe planin e paqes në Washington
Botë

Zelensky kërkon ndihmë për luftën dhe planin e paqes në Washington

Kosova News
Kosova News 19:45 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës përfundoi të enjten takimet e tij në Shtetet e Bashkuara ku kërkoi mbështetje ushtarake dhe përkrahje për planin e tij të paqes 10 pikësh.Kundërofensiva e Ukrainës po lëviz ngadalë në përpjekje për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia. Fushata për të siguruar mbështetje e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në SHBA, nisi nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, ku ai i bëri thirrje komunitetit global që të përkrahë planin e tij të paqes dhe më pas në Uashington, ku u bëri thirrje ligjvënësve për 24 miliardë dollarë në ndihma, për të mbështetur përpjekjet e vendit të tij për t’u mbrojtur.Udhëtimi i tij më pas vazhdoi në Pentagon, ku zyrtarët ushtarakë rikonfirmuan mbështetjen e tyre dhe prej andej, në skenën më të rëndësishme nga të gjitha, Shtëpinë e Bardhë.

Aty ai zhvilloi takimin e tij të gjashtë me Presidentin Joe Biden të enjten.Joe Biden Presidenti i Shteteve të Bashkuara “Së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, populli amerikan është i vendosur të kujdeset që ne të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që bota të qëndrojë me ju dhe ky është objektivi ynë”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden.Volodymyr Zelenskyy President i Ukrainës “Sot, jam në Uashington për të forcuar pozitën tonë për të mbrojtur Ukrainën, fëmijët tanë, familjet dhe shtëpitë tona, lirinë dhe demokracinë në botë. Unë e nisa ditën në Kongres për t’i falënderuar ata dhe popullin e Amerikës për mbështetjen e madhe”, tha Presidenti Zelenskyy.Ky udhëtim në një kryeqytet mijëra kilometra larg frontit ka rëndësi, thonë analistët. Kathleen McInnis Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare “Ajo që Bideni po bën duke i dhënë Zelenskyyt këtë platformë tregon se kjo çështje ka rëndësi për ne.Prandaj, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që thotë Zelenskyy dhe kërkesave që po bëjnë ukrainasit”, thotë Kathleen Mclnnis, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Të enjten, Presidenti Biden njoftoi për një paketë të re ndihme ushtarake që përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore dhe artileri.Zëri i Amerikës e pyeti administratën e Presidentit Biden nëse ata mbështesin plotësisht planin e paqes prej 10 pikash të zotit Zelenskyy. Këshilltar për Sigurinë Kombëtare “Secili nga elementët individualë të planit, sovraniteti dhe integriteti territorial, siguria ushqimore, siguria ekologjike, siguria bërthamore, ne sigurisht që i përkrahim”.Këto janë parime themelore të sistemit ndërkombëtar. Ne kemi thënë se vizioni i Presidentit Zelenskyy për një paqe të drejtë është plotësisht në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me dinjitetin dhe parimet e përbashkëta të njerëzimit”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare.Përpara se të arrihet paqja, Presidenti Biden po i kërkon Kongresit 24 miliardë dollarë për të financuar përpjekjet luftarake të Ukrainës. Të enjten, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy nuk pranoi të zotohet se do ta mbështesë kërkesën, por anëtarët e partisë së tij shprehën mbështetje.Michael McCaul Ligjvënës Republikan, Teksas “Ata kanë nevojë për ndihmë dhe do ta marrin atë. Shumica e shumicës e mbështet këtë. E di që ka disa mosmarrëveshje nga të dyja palët. Kjo është ajo që Putini dëshiron sepse ai dëshiron të thyejë vullnetin e popullit amerikan dhe evropianëve. Ne kemi nevojë për një plan për fitore, dhe ne duhet ta bëjmë atë së shpejti”, tha Michael McCaul, ligjvënës republikan nga Teksasi./VOA

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?