KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi
Botë

Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi

Kosova News
Kosova News 18:32 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas propozimit të presidentit rus Vladimir Putin për bisedime dypalëshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shtuar përpjekjet për një takim të drejtpërdrejtë në Turqi të enjten, duke i bërë thirrje edhe SHBA-së që të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Putini refuzon të marrë pjesë.

Zelensky i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump, të ndihmojë në sigurimin e këtij takimi me Putinin në Turqi, duke e akuzuar liderin rus se nuk është serioz në përpjekjet për të ndalur luftën.

“Do të bëjmë gjithçka që ky takim të ndodhë,” deklaroi Zelensky, ndërsa shtoi: “Unë besoj se Putini nuk dëshiron që lufta të përfundojë, nuk dëshiron armëpushim dhe nuk dëshiron asnjë lloj negociate.”

Kremlini deri më tani nuk ka komentuar mbi ftesën e Zelenskyt për një takim në Turqi për të dytën ditë radhazi, edhe pse vetë Putini kishte sugjeruar më parë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainë, shkruan Le Monde.

Nga ana tjetër, Trump është shprehur pozitivisht për idenë e një takimi mes dy presidentëve dhe ka thënë se mund të marrë pjesë vetë.

“Ne e kemi ftuar Presidentin Trump të na bashkohet. Nuk e di ende vendimin e tij, por nëse ai e konfirmon pjesëmarrjen, besoj se kjo do t’i jepte një shtysë shtesë që Putini të vijë,” tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev.

Kievi gjithashtu i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të vendosin paketën më të ashpër të sanksioneve kundër Moskës nëse Putini refuzon të marrë pjesë në takim.

“Kjo duhet të jetë paketa më e fortë e sanksioneve,” tha Zelensky për gazetarët në Kiev. Refuzimi i Putinit për të marrë pjesë në takim “do të ishte një sinjal i qartë se ata nuk duan dhe nuk kanë ndërmend ta përfundojnë luftën,” shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Rusia nis sulmin me dronë ndaj Ukrainës pasi Gjermania lëshoi ultimatum për armëpushim

Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan

Inteligjenca mbrojtëse ukrainase publikon pamjet e sistemit raketor S-200 duke goditur rusët

Polonia planifikon të ndalojë hyrjen e Dodikut në vend

Merz mesazh të fortë Rusisë: Kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë, vizita jonë në Kiev nuk duhet të nënvlerësohet

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?