Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka telefonuar e falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për Samitin e ardhshëm të Paqes.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoj për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë”, ka shkruar ai në X.
Tutje Zelensky ka thënë se e ka informuar Ramën edhe për situatën e sigurisë në Ukrainë.
“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, ka thënë ai.


