KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësja e MPJ-së ruse kritikon NATO-n si faktor ‘përshkallëzimi’ në Kosovë
PolitikëSiguri

Zëdhënësja e MPJ-së ruse kritikon NATO-n si faktor ‘përshkallëzimi’ në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 11:49 -31/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) duke e konsideruar si “një faktor përshkallëzimi” në përleshjet e fundit në veri.

Në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë, Zakharova ka thënë se kriza në komunat veriore mund të zgjidhet përmes gjetjes së një kompromisi, por “doli të ishte shumë e vështirë për misionin e KFOR-it.”

“Ata (KFOR-i) jo vetëm që demonstruan mungesën e tyre të profesionalizmit, por gjithashtu u bënë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor përshkallëzimi”, theksoi ajo, shkruan Anadolu Agency.

Sipas saj, Perëndimi demonstron një “qëndrim selektiv ndaj dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ajo kërkoi “të kthejë mbrapsht zgjedhjet komunale të mbajtura më 23 prill” dhe të ndalojë provokimin e Serbisë, e cila “u detyrua ta vendosë ushtrinë e saj në gatishmëri të plotë luftarake dhe ta dërgojë në vijën administrative me Kosovën”.

Zëdhënësja tha se nëse SHBA dhe Bashkimi Evropian duan të gjejnë palën “fajtore”, ata duhet “të shikohen në pasqyrë”.

“Duhen hapa vendimtarë për të de-përshkallëzuar, në vend të gjysmëmasave si ideja amerikane për zhvendosjen e përkohshme të kryetarëve të komunave të sapoemëruar nga ndërtesat komunale dhe ‘rivendosjen’ e tyre në objekte të tjera”, tha ajo.

Zakharova e quajti primare krijimin e Asociacionit “në formën e saj origjinale, siç parashikohej në marrëveshjet midis Beogradit dhe Prishtinës nën garancitë e Brukselit 10 vjet më parë”.

“Ky është një kusht kyç për dialogun, i cili është mundësia e vetme për të siguruar stabilitet dhe siguri në rajon”, tha ajo.

Njëmbëdhjetë ushtarë italianë dhe 19 hungarezë të KFOR-it pësuan lëndime të shumta, duke përfshirë fraktura dhe djegie, nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara.

Ndërkohë, më shumë se 53 civilë u plagosën nga bombat shokuese dhe gazi lotsjellës, sipas burimeve spitalore.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

KosovaNewss 31/05/2023 31/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?