KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi i BE-së refuzon të përgjigjet nëse Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës
Politikë

Zëdhënësi i BE-së refuzon të përgjigjet nëse Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:29 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit  pasi votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në mbledhjen e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës.Në konferencën e mbajtur sot, Stano është pyetur lidhur me këtë çështje nga tre gazetarë, të cilët kanë insistuar të marrin një përgjigje “Po” ose “Jo”, nëse ky veprim i Serbisë konsiderohet shkelje e Marrëveshjes.Fillimisht njëri nga gazetarët e ka pyetur Stanon nëse votimi kundër i Serbisë është shkelje e nenit 4 të Planit franko-gjerman, ku thuhet se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare”.Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.Lidhur me ketë çështje për të dytën herë Stano është pyetur nga një tjetër gazetar, i cili ka kërkuar përgjigje “Po” ose “Jo”.Pas tij, të njejtën pyetje e ka bërë edhe gazetarja Gjeraqina Tuhina, e cila po ashtu ka kërkuar një përgjigje “Po” ose “Jo”, nëse ky votim kundër i Serbisë konsiderohet shkelje e Marrëveshjes.Pas kësaj pyetjeje, organizatori i konferencës ka ndërhyrë duke thënë se ajo pyetje u bë disa herë dhe Stano ka dhënë përgjigje.

“Më fal, e kemi pasur këtë pyetje dhe Stano është përgjigjur. Do ta mbyll këtë, derisa të keni një pyetje tjetër” – ka thënë ai.Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.Nga 46 vende, vetëm Armenia nuk mori pjesë në votim ndërsa 33 vende votuan pro, 7 votuan kundër, ndërsa abstenuan 5 vende.Vendet që votuan kundër janë kryesisht vende që nuk e njohin as pavarësinë e Kosovës.Azerbejxhani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër.Hungaria është ne mesin e vendeve të cilat votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, ani pse pavarësinë e Kosovës e ka njohur që nga viti 2008.Vendet që abstenuan në votimin për Kosovën ishin Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre
10:29 -03/08/2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
09:59 -03/08/2026
Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?