KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbulohet se sulmuesi i Trumpit ishte vërejtur si i dyshimtë por kishte humbur në turmë
Botë

Zbulohet se sulmuesi i Trumpit ishte vërejtur si i dyshimtë por kishte humbur në turmë

Kosova News
Kosova News 09:53 -18/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vrasësi i mundshëm i Donald Trumpit ishte cilësuar si “i dyshimtë” nga Shërbimi Sekret deri në një orë para se të fillonte të qëllonte, por kishte humbur në turmë, u është thënë ligjvënësve nga zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Në dy konferenca të mbyllura për ligjvënësit në Dhomë dhe Senat të mërkurën, zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke përfshirë Shërbimin Sekret, ndanë informacione të reja të kufizuara në lidhje me sigurinë dhe njeriun që gjuajti me armë zjarri në një tubim të Trumpit në Pensilvani të shtunën, raporton BBC.

Senatori i Uajomingut, John Barrasso ka thënë se Shërbimi Sekret u tha atyre se e kishin parë sulmuesin një orë para sulmit, por më pas e humbën nga sytë.

“Ai u identifikua si një personazh i dyshimtë sepse ai kishte një pajisje që vlerëson distancën si dhe një çantë shpine. Dhe kjo ishte më shumë se një orë përpara se të ndodhte sulmi”, ka thënë ai për Fox News.

Gjithashtu gjatë konferencave u zbulua se personi i armatosur kishte vizituar vendin e sulmit, të paktën një herë në ditët para atentatit dhe kishte bërë kërkime më parë në telefonin e tij për simptoma të një çrregullimi depresiv, ka bërë të ditur për CBS News, një zyrtar me njohur për ato që janë diskutuar në konferencë.

Sulmuesi kishte përdorur gjithashtu telefonin e tij për të kërkuar imazhet e Donald Trumpit dhe presidentit Joe Biden. 

Drejtori i FBI-së, Wray, u ka thënë ligjvënësve se më shumë se 200 intervista janë kryer tashmë dhe po ashtu 14,000 imazhe janë shqyrtuar.

Megjithatë, shumë senatorë republikanë kritikuan mungesën e transparencës nga hetuesit dhe shprehën zemërim që Trumpi u lejua të dilte në skenë edhe pasi u identifikua një kërcënim.

“Jam e tmerruar kur mësova se Shërbimi Sekret dinte për një kërcënim përpara se presidenti Trump të dilte në skenë”, ka shkruar në Twitter senatorja Marsha Blackburn.

Një zyrtar i zbatimit të ligjit i përfshirë në hetim i ka thënë CBS-së se një snajper nga një ekip taktik lokal i vendosur për të ndihmuar Shërbimin Sekret kishte bërë një fotografi të personit të armatosur duke shikuar përmes pajisjes që matin distancën dhe menjëherë kishte dërguar njoftim me radio në një post komandë për të raportuar shikimin.

Sipas ABC News dhe mediave të tjera amerikane, 20-vjeçari i armatosur ishte parë përsëri në çatinë e një ndërtese 20 minuta para fillimit të sulmit, kanë zbuluar zyrtarët.

Ai u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret brenda 26 sekondave pasi gjuajti me armë në drejtim të Trumpit.

Senatorë të shumtë që morën pjesë në konferencë janë ankuar se hetuesit nuk iu përgjigjën pyetjeve të tyre dhe kërkuan dorëheqjen e drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 18/07/2024 18/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?