KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zbulohet dhimbja më e padurueshme në botë: Më e fortë se ajo gjatë lindjes!
Shëndetësi

Zbulohet dhimbja më e padurueshme në botë: Më e fortë se ajo gjatë lindjes!

Kosova News
Kosova News 00:27 -30/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një studim i publikuar në revistën Headache ka zbuluar se lloji më i padurueshëm i dhimbjes në botë është dhimbja e kokës e tipit “cluster”. Ky lloj dhimbjeje lë pas edhe dhimbjen e lindjes, duke u shfaqur papritmas dhe pa asnjë paralajmërim. Shumë njerëz mendojnë se dhimbja e lindjes është një nga dhimbjet më të forta në botë, por një analizë e fundit e ka hedhur poshtë këtë tezë, transmeton KosovaNews

Shkencëtarët thonë se dhimbjet e kokës “cluster” janë ndër dhimbjet më të forta që një njeri mund të përjetojë, duke theksuar se ky lloj dhimbjeje është relativisht i rrallë.

Shumica e pacientëve që vuajnë nga dhimbjet e kokës “cluster” përjetojnë dhimbje “epizodike”. Kjo gjendje shfaqet në sulme që zgjasin nga katër deri në dymbëdhjetë javë. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se dhimbjet e kokës “cluster” janë më të padurueshme se dhimbja e lindjes, sulmet në zemër, plagët e shkaktuara nga armët dhe thyerjet e kockave.

Në studimin e fundit, rreth 2 mijë pjesëmarrës krahasuan dhimbjen që përjetuan gjatë sulmeve të dhimbjes së kokës me dhimbje të tjera të forta.

Pjesëmarrësit u kërkuan të vlerësonin dhimbjen e tyre në një shkallë nga 0 në 10, ku vlerat mbi 7 konsideroheshin “dhimbje të forta”.

Dhimbja e kokës “cluster” kryeson listën me një mesatare prej 9.7 pikësh nga 10, ndërsa dhimbja e lindjes renditet e dyta me 7.2 pikë.

Gurët në fshikëzën e tëmthit renditen të pestët, ndërsa plagët e shkaktuara nga armët e zjarrit renditen të gjashtat.

Rrëshqitja e diskut të shtyllës kurrizore renditet e shtata, ndërsa dhimbjet e forta të kokës të shkaktuara nga migrena renditen të tetat.

Fibromialgjia (dhimbje dhe ndjeshmëri e përhapur në trup) renditet e nënta, ndërsa thyerjet e kockave renditen të dhjetat.

Dhimbjet e kokës “cluster” mund të fillojnë dhe të mbarojnë papritmas dhe pa asnjë paralajmërim. Këto dhimbje koke mund të zgjasin nga 15 minuta deri në 3 orë dhe zakonisht shkaktojnë një dhimbje të mprehtë, djegëse ose shpues në një anë të kokës, rreth syve.

Pacientët gjithashtu mund të vërejnë simptoma të tilla si skuqje, ënjtje, lotim të syve, bllokim ose rrjedhje të hundës.

.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues

Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

​Paqartësi rreth marrëveshjes Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

Nga banesë në gërmadhë, historia që u kthye në betejë gjyqësore për afër dy dekada

Kosova News 30/03/2025 30/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj artikullt të portalit “Nacionale”: Pozicionimi i brigadave serbe mbetet shqetësues
23:57 -31/05/2025
Ëndrra u bë realitet – PSG deklason Interin në finalen e Championsit dhe kompleton tripletën e artë
23:30 -31/05/2025
Ish-shefi i CIA-s zbulon vendin që mendon se Putini do ta sulmojë pas Ukrainës: E përmend shpesh në fjalimet e tij
21:46 -31/05/2025
Macron paralajmëron SHBA-në që të mos ‘braktis’ Ukrainën
21:43 -31/05/2025
Haziri: LDK nuk voton për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme
21:34 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?