KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti po fliste në një forum: Aktivistët e PSD-së e pengojnë
Politikë

Kurti po fliste në një forum: Aktivistët e PSD-së e pengojnë

Kosova News
Kosova News 21:04 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me një pankartë në të cilën shkruante “pe bon Zajednicën” dhe “po e don pushtetin”, Partia Socialdemokrate ka protestuar ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë fjalimit të tij të enjten në mbrëmje në “Ulpiana Forum”.

Kurti: Diaspora e Kosovës urë lidhëse me botën

PSD-ja po ashtu gjatë këtij aksioni ka lëshuar një deklaratë të kamotshme të Kurtit me togfjalëshin “Zajednica nuk kalon”.

“Para pak çastesh PSD-ja ia ndali fjalimin Kryeministrit duke ia lëshuar me zmadhues veten e tij kur e mohonte Zajednicën. Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë, e me Albin Kurtin kryeministër!” ka shkruar Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së në Facebook pas aksionit.

Ai po ashtu ka thënë se aktivistja Donjeta Demolli është arrestuar. Këtë arrestim e ka cilësuar të papranueshëm.

“Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë! Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli!” ka shtuar më tej ai.

Forumi Ulpiana po organizohet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. “Forumi Ulpiana, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend synon të avancojë marrëdhëniet midis qeverive dhe politikave nëpërmjet angazhimit të diasporës dhe zhvillimit ndërkombëtar”, thuhet në lajmërimin e MPJD-së për këtë ngjarje.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?