KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Z-Mobile – kompania me përgjegjësi të kufizuar e me një punëtor, tenton t’ia zhvatë edhe 6 milionë euro Telekomit
Siguri

Z-Mobile – kompania me përgjegjësi të kufizuar e me një punëtor, tenton t’ia zhvatë edhe 6 milionë euro Telekomit

Jeton Sopa
Jeton Sopa 12:05 -21/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nuk ngopet oligarku  Blerim Devolli, i shkaktoi dëme Telekomit qindra miliona euro- Kompania “Z-Mobile” kërcënon Telekomin përmes  përmbaruesit, për më tepër do edhe kamatat.

Kompania “Dardafon.net” me brendin Z-Mobile për më shumë se 15 vite i ka shkaktuar Telekomit të Kosovës dëme kolosale prej qindra miliona eurove si gjatë operimit po ashtu edhe nëpër procese të kurdisura në Gjykatën e Arbitrazhit.

E sikur të mos mjaftonte kaq, kjo kompani ende po i bënë dëme financiare  Telekomit të Kosovës kjo falë ndihmës së disa gjyqtarëve ku me një vendim skandaloz të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale nga gjyqtari Hasan Kryeziu rrezikohen  t’i merren edhe 5.7 milionë euro kjo në emër të kinse borxhit nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

Telekomi i Kosovës i ka mohuar këto pretendime duke thënë se borxhi prej 27 milionë euro nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit jo vetëm që është paguar por kjo shumë është tejkaluar për më shumë se 12 milionë euro.

Përfaqësuesit ligjorë të kompanisë Dardafon.net dje reaguan pas vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale. Në një përgjigje për mediumin koha.net, nga ekipi mbrojtës i “Dardafonit” është thënë se ata respektojnë çdo vendim të gjykatave dhe i kanë bërë thirrje Telekomit t’u përmbahen obligimeve që dalin nga këto vendime gjyqësore.

Ata kërcënuan Telekomin se nëse shuma prej 5.7 milionë euro nuk paguhet në afat të caktuar do të kalkulohet  kamata prej 8% në vit edhe më tutje sepse kjo do të krijojë dëme në vazhdimësi ndaj ndërmarrjes së tyre.

Në bazë të të dhënave zyrtare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në këtë kompani ende figurojnë se punojnë 117 punëtorë, dhe këto të dhëna nuk janë riplotësuar që nga koha kur ka qenë në funksion operatori Z-Mobile.

Sipas burimeve të KosovaNews, kompania Dardafon.Net LLC (Z-mobile) tash e dy vjet, i ka dy, apo vetëm një të punësuar në mos një punonjës, bëhet fjalë për Milot Gjikollin që punon si  drejtor-agjent i regjistruar. Kjo kompani e ka formën juridike shpk – dmth nuk garanton për asgjë përtej se kapitalit të deklaruar dhe aseteve të saj.

Këtë fakt këtë alarm e kanë ngritur edhe menaxhmenti i Telekomit të Kosovës në konferencën e jashtzakonshme për media të mbajtur të hënen, më 19 shkurt 2024. Ata thanë se Telekomi i Kosovës do ta ankimoj këtë vendim në shkallën e dytë të Gjykatës Komerciale por nëse vendimi  shkallës së parë ekzekutohet me anë të procesit të përmbarimit këto para do të avullohen në vende të treta pa mundësi kthimi.

Se për çfarë dëmesh e kanë pasur fjalën përfaqësuesit ligjorë të Z-Mobile është krejtësisht e paqartë pasi që kjo kompani ka më shumë se 3 vite që nuk është funksionale!

Referuar të dhënave në ARBK si pronar i Z-Mobile  figuron oligarku Blerim Devolli më 90% të aksioneve si individ ndërsa 10% të aksioneve i zotëron një kompani tërësisht e panjohur në opinionin publik “K-com group l.l.c”

Kosovanews në hulumtimin  e radhës do të publikoj të dhëna interesante për kompaninë Z-Mobile që nga themelimi i saj përfshirjen e shumë individëve të cilët tashmë punojnë nëpër gjykatat dhe institucionet e Kosovës.

 Por ajo që është më interesante do ta  publikojmë me fakte se kush qëndron prapa kompanisë “K-com group l.l.c” e cila është aksionare në Z-Mobile për të cilën dyshohet se është një Ambasador i preferuar i Edi Ramës në një vend të Evropës…!?

Drejtuesit e Telekomit të Kosovës alarmojnë për miliona euro dhe akuzojnë gjyqtarë të caktuar se po manipulojnë provat në favor të “Dardafon.net”
Vendimi skandaloz i shkallës së parë të Gjykatës Komerciale: Devollët i marrin me përmbarues Telekomit  5.7 milionë euro edhe pse shkalla e dytë e kishte udhëzuar të veprojë ndryshe  

Gjithashtu lexoni:

26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar

Nga sot 5G funksionon edhe në Samsung, në Kosovë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

Macron kërkon rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Jeton Sopa 21/02/2024 21/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Punëtorët e “Infrakos”-it dhe “Trainkos”-it protestojnë për rritje pagash, paralajmërojnë “bllokadë totale” nga 26 maji
09:40 -19/05/2025
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar
09:19 -19/05/2025
Nga sot 5G funksionon edhe në Samsung, në Kosovë
08:40 -19/05/2025
Parashikimi i motit për këtë javë
08:36 -19/05/2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:25 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?