KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Xiaomi nis prodhimin testues të veturës së saj të parë
Auto

Xiaomi nis prodhimin testues të veturës së saj të parë

Kosova News
Kosova News 23:05 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Xiaomi, prodhuesi kinez i telefonave, është në fazën përgatitore të hyrjes në industrinë automobilistike. Momentalisht kompania është në fazën e prodhimit testues të veturës së parë, gjë e cila kishte filluar muajin e kaluar. Fabrika e saj në Pekin në këtë pikë është duke prodhuar rreth 50 prototipe në javë.

Me aprovimin e Ministrisë së Industrisë dhe Informacionit, e cila pritet të jetë gati më së largu në fund të vitit, Xiaomi do ta fillojë prodhimin në masë të veturës së saj të parë, teksa kompania veçse ka filluar të punësojë staf që nga muaji i kaluar.

Xiaomi aktualisht është duke bërë një përzgjedhje dhe procesi i rekrutimit është dinamik dhe shumë i rreptë, transmeton telegrafi.

Departamenti i Burimeve Njerëzore po punon shumë për të rekrutuar 100 punëtorë të rinj për të punuar në prodhim dhe disa burime pohojnë se disa nga aplikantët, të cilët kanë punuar në Mercedes dhe Tesla, nuk i plotësojnë kriteret e larta të Xiaomi.

Një proces rekrutimi i gjerë do të fillojë në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë kur edhe pritet të fillojë prodhimi në masë, megjithatë, prodhimi masiv përfshin një fazë të rritjes.

Bazuar në sipërmarrjet e përbashkëta të kompanive vendore dhe atyre të huaja në Kinë, si ato të praktikuara nga Volkswagen ose Toyota, rritja e prodhimit në 10,000 njësi në muaj kërkon një periudhë kohe prej rreth katër muajsh, ndërsa arritja e kapacitetit të plotë kërkon edhe një vit të tërë, sipas ekspertëve, duke shtuar se procesi varet nga shitjet dhe ngritja e linjës së prodhimit.

Gjithashtu lexoni:

Fundi i një epoke, Golfi dikur i pakontestueshëm – tani po ‘zhduket’ në heshtje nga skena

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram

Volkswagen po ndërpret emërtimet e modeleve elektrike me shifra apo shkronja

Volkswagen së shpejti do të prezantojë një GTI të ri, do të ketë 340 kuaj fuqi

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Distria e argjendtë në Botëror
19:43 -14/06/2025
Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme
19:33 -14/06/2025
Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!
19:04 -14/06/2025
Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman
18:38 -14/06/2025
Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”
18:06 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?