Xhudistja nga Kosova, Sidorela Dodaj ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadet (U18).
Kjo pasi ajo ka triumfuar kundër holandezes, Robin Hoekstra.
Trajneri i ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka e ka quajtur Dodajn xhudiste me potencial.
“Një prurje nga shkolla e klubit. Një vajzë e re e lagjes sonë, vetëm pesëmbëdhjetë vjeçare sot në Berlin na befasoj me medaljen e saj të parë serioze U18 në Kupën Evropiane. Shënoj tri fitore e pësoj një humbje paralajmëroj potencialin e saj. E rëndësishme për mua sidomos puna e madhe e Majlindes si trajner në ndërtimin e saj”, ka shkruar Kuka.