Granit Xhaka dhe Trent Alexander-Arnold kishin një moment acarues në derbin mes Liverpoolit dhe Arsenalit që po luhet në Anfield Road në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.
Derisa Arsenali po fitonte 2-0 ndaj The Reds, mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u përball me anglezin.
Ishte minuta e 41-të e takimit, kur gjyqtari u dashtë të ndërhynte dhe ta qetësonte situatën, duke ndëshkuar dyshen me kartonë të verdhë.


