KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Xabi Alonso ‘merr vendim’ se kë do të zgjidhte mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut
Sport

Xabi Alonso ‘merr vendim’ se kë do të zgjidhte mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut

Kosova News
Kosova News 16:13 -23/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vazhdojnë spekulimet se ku do të menaxhojë Xabi Alonso pas kësaj vere dhe nëse kjo do të jetë në Liverpool ose Bayern Munich.

Ish-reprezentuesi spanjoll është ndër emrat më të ‘nxehtë’ në këtë moment, pasi ka qenë në krye të Bayer Leverkusen që nga viti 2022.

Këtë sezon, Alonso ka mbikëqyrur ngjitjen e skuadrës në krye të Bundesligës, me klubin në rrugën e duhur për të fituar titullin për herë të parë në histori të klubit.

Me 26 ndeshje të kaluara deri tani në Bundesliga, skuadra e 42-vjeçarit mbetet e pamposhtur me 22 fitore dhe katër barazime, dhe është 10 pikë përpara Bayern Munichut.

Me Leverkusenin në rrugën e duhur për të ngritur titullin e Bundesligës për herë të parë, nuk është befasi të shohësh emrin e Alonso të lidhur me disa nga punët më të mëdha të futbollit evropian – dhe në veçanti dy skuadrat që ai përfaqësoi gjatë karrierës së tij si lojtar.

Liverpool, natyrisht, është në kërkim të një trajneri të ri pasi u konfirmua se Jurgen Klopp do të largohet nga Anfield në fund të këtij sezoni.

Bayern Munich po kërkon gjithashtu një trajner të ri gjatë verës me Thomas Tuchel që do të largohet nga Allianz Arena në përfundim të sezonit.

Alonso luajti 210 herë për Liverpoolin midis viteve 2004 dhe 2009, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe FA Cup në Anfield nën drejtimin e Rafa Benitez, përpara se të transferohej te Real Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës e përfundoi karrierën e tij si futbollistë pas një periudhe prej tre sezoneve në Bayern nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke luajtur 117 herë për skuadrën bavareze dhe duke fituar tre tituj të Bundesligës radhazi.

Sipas raportimeve në Gjermani, Alonso do të preferonte të transferohej në Bayern përpara Liverpoolit nëse largohet nga Bay Arena në fund të sezonit.

Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness ka konfirmuar tashmë se skuadra e tij, Liverpool dhe Real Madrid janë ndër skuadrat që “punojnë” për të provuar dhe siguruar shërbimet e Alonsos, dhe Florian Plettenberg nga Sky Germany beson se Bayern është preferenca e Alonsos.

“Informacioni ynë i qartë është se nëse ai largohet nga Leverkusen këtë verë, ai do t’i bashkohet Bayern Munich dhe jo Liverpoolit”, ka thënë Plettenberg.

Gjithashtu lexoni:

Ronaldo refuzon të transferohet te rivali i Al Nassr, dëshiron të luajë në Kupën e Botës për Klube

Çeku: Kurrë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Oklahoma mund Minesotën, prek finalet e mëdha pas 13 vitesh

Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më

Kosova U21 barazon me Maqedoninë e Veriut

Kosova News 23/03/2024 23/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

PDK-ja dorëzoi zyrtarisht në ZRRE kundërshtimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë
11:17 -30/05/2025
Ministrja Rizvanolli reagon ndaj raportimit të Kallxo.com: Janë marrë vetëm fjalët që irritojnë qytetarët
10:32 -30/05/2025
Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve
10:26 -30/05/2025
Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë
10:03 -30/05/2025
Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona, sekuestrohet arsenal armësh
09:38 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?