KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » William Burns nuk po e viziton Kosovën për herën e parë
Politikë

William Burns nuk po e viziton Kosovën për herën e parë

Kosova News
Kosova News 16:56 -22/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar në Kosovë. Në një vizitë të paparalajmëruar, ai ka qëndruar të enjten pasdite në Presidencën e Kosovës.
Vizita e tij ndodh pasi zyrtari i lartë i inteligjencës qëndroi edhe në shtetet tjera të rajonit.

Përfundon takimi me presidenten, nën masa të rrepta sigurie shefi i CIA-s largohet nga presidenca

Por kjo nuk është hera e parë që Burns qëndron në Kosovë. Më 18 shkurt 2012, atë kohë në cilësinë e zëvendëssekretarit të Shtetit në SHBA, Burns pati vizituar Kosovën dhe kishte mbajtur takim me liderët e asaj kohe, presidenten Atifete Jahjaga e kryeministrin Hashim Thaçi.

“Zëvendëssekretari amerikan i shtetit, zotëri Burns, tha se SHBA-ja i jep mbështetje dhe përkrahje Kosovës në të gjitha proceset e saj. Ai tha se SHBA-ja është e interesuar për përparimin e gjithë rajonit të Ballkanit, përfshirë Kosovën, drejt integrimeve euroatlantike. Zotëri Burns tha se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në skenën ndërkombëtare, rajonale dhe atë të brendshme dhe nuk do të inkurajojë asnjë hap që do të dëmtojë pavarësinë e Kosovës”, thuhej atë kohë në komunikatën e Presidencës.

Burns në takimin me ish-presidenten Atifete Jahjaga. Foto: Driton Paçarada

Ndërsa në njoftimin që gjendet në faqen e Qeverisë thuhet se Burns, që vizitonte Kosovën në katërvjetorin e pavarësisë “ka ritheksuar vazhdimin e përkrahjes së gjithanshme të SHBA-ve për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, si dhe për zbatimin e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës”.

“Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, z.Burns në takim po ashtu theksoi se SHBA-të do të mbështesin fuqishëm shtetndërtimin e Kosovës, edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kurti: Është obligim i të gjithë deputetëve të funksionalizojnë Kuvendin, opozita s’i pranoi dy opsionet tona

Kosova News 22/08/2024 22/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?