Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Bordi Operacional i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) ka miratuar aplikimet e Kosovës për grante investive në vlerë prej mbi 55 milionë euro total, për projektin e Ngrohjes Qendrore Solare, dhe të Parkut Solar të KEK-ut.
Ministri Murati thotë se ditëve në vijim do të arrihet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve financiare dhe kështu i hapet rrugë fillimit të zbatimit të dy projekteve kaq të rëndësishme.


