KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » WB6: Ballkani i Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit
Rajon

WB6: Ballkani i Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit

Kosova News
Kosova News 16:47 -17/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativisht me Procesin e Berlinit dhe do të udhëheqë integrimin rajonal në një drejtim të fragmentuar, thotë Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor (WB6).

Sipas kësaj organizate për demokraci dhe të drejtat e njeriut, me seli në Sarajevë, Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit kanë të bëjnë me të njëjtat çështje – lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Procesi i Berlinit ka një grup të qartë standardesh të vendosura nga acquis communautaire (legjislacioni i BE-së), thotë ky grup.

“Procesi i Berlinit”, iniciativë diplomatike e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, është jetësuar në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “Mini-Shengenit” ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Zoran Tageltija, Aleksandar Vuçiq, Dimitar Kovaçevski, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq në Samitin e Ballkanit të Hapur zhvilluar në Ohër, 8 qershor 2022.

“Ballkani i Hapur nuk është i lidhur me asnjë standard të BE-së dhe liderët rajonalë mund ta drejtojnë atë në rrugë që nuk mund të kontrollohen nga perspektiva e politikës së zgjerimit të BE-së”, ka thënë organizata përmes në një deklarate.

Më tej thuhet se nismëtarët e Ballkanit të Hapur shmangin shpjegimin sesi projekti do të pajtohet me Procesin e Berlinit dhe politikën e zgjerimit, si dhe me tregun e mëtejshëm të përbashkët rajonal dhe sa i realizueshëm do të ishte krijimi i dy kornizave që synojnë të rregullojnë të njëjtën gjë.

Në deklaratë përmenden dilemat e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi – që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur – lidhur me natyrën gjithëpërfshirëse të nismës.

“Ka shqetësime se projekti Ballkani i Hapur po krijon një hendek mes partnerëve transatlantikë. Shumë kryeqytete evropiane nuk janë të bindura në këtë projekt, sepse prej kohësh po dështon të sigurojë zbatimin e parimeve të gjithëpërfshirjes dhe harmonizimit me legjislacionin e BE-së”, shton Grupi Strategjik 6 i Ballkanit Perëndimor.

Organizata shton se Serbia, si një nga nismëtaret e Ballkanit të Hapur, po përballet me njoftime për ngadalësimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse mbetet këmbëngulëse në shmangien e harmonizimit të plotë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Në këtë kuptim, Ballkani i Hapur ka potencialin të krijojë ndarje dhe të dëmtojë natyrën e bashkëpunimit rajonal në baza të barabarta”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes të rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së që nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vjetët e ardhshëm.

Ndërkohë, në kuadër të Ballkanit të Hapur, në samitin e fundit, që është mbajtur në Ohër në fillim të muajit qershor, janë nënshkruar marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe titujve shkencorë dhe tre memorandume bashkëpunimi në fushën e turizmit, kulturës dhe luftimit të evazionit fiskal.

Për herë të parë në këtë nismë kanë marrë pjesë përfaqësuesit më të lartë të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, në cilësinë e vëzhguesve.

Deri më tani, të tria vendet anëtare kanë arritur një sërë marrëveshjesh që synojnë nxitjen e bashkëpunimit rajonal: kalimin e kufijve të qytetarëve të tyre me karta identiteti, një marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në tregun e punës.

Është bërë e ditur se këto shtete do të heqin kontrollet doganore nga 1 janari 2023. /rel/

Gjithashtu lexoni:

Sërish tërmet në Shqipëri

Ilir Meta mbetet në burg

Serbi, studentët paralajmërojnë mosbindje civile nëse s`ka zgjedhje

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Balla – Berishës: Ke bashkëpunuar me Millosheviçin kundër Kosovës

Mickoski: Do të bëjë gjithçka për të filluar negociatat me BE-në

TAGGED: Ballkani i Hapur, Procesi i Berlinit, Vendet e Rajonit
Kosova News 17/06/2022 17/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret Kryetarin dhe anëtarët e Odës Ekonomike të Gjenevës
16:38 -26/06/2025
Dy të vdekur nga stuhitë franceze që përmbytën rrugët dhe shkaktuan rrjedhje të çatisë së parlamentit
16:32 -26/06/2025
Temperatura mbi 37 gradë gjatë muajit korrik, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca me një paralajmërim për qytetarët
16:28 -26/06/2025
115 akuza ndaj Man Cityt – një skenar i tmerrshëm mund të ndodhë
16:25 -26/06/2025
Kosova në krizë, por bota shikon nga ana tjetër
16:18 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?