KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Wallander, në Shkup: Jemi të bashkuar për një Evropë të sigurt
Rajon

Wallander, në Shkup: Jemi të bashkuar për një Evropë të sigurt

Kosova News
Kosova News 19:45 -16/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“SHBA-ja mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s, për sigurimin e një Evrope të sigurt dhe paqësore dhe ne jemi krenarë për marrëdhëniet e mira të SHBA-së me shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut”, ka deklaruar të enjten në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ndihmëssekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste Wallander.

Ajo në Shkup mori pjesë në takimin e 20-të ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A-5) ku u bisedua për sfidat rajonale të sigurisë pas pushtimin të paprovokuar të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Vendet e Kartës SHBA-Adriatik (A5) dënuan njëzëri agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, si kërcënim për paqen dhe sigurinë globale, evropiane dhe rajonale.

“Ne nuk jemi vetëm aleatë, ne jemi edhe miq që jemi të bashkuar drejt vizionit të një Evrope paqësore dhe të qëndrueshme, e cila ndjek dhe respekton parimet e lirisë dhe sundimit të ligjit”, tha Wallander.

Angazhimi dhe puna në kuadër të Kartës SHBA-Adriatik (A5), dorëzimi i presidencës Shqipërisë, misioni i NATO-s në Irak dhe të gjitha angazhimet e përbashkëta të ardhshme, sipas Wallander, duhet të jenë një “kujtesë se çdo hap është një hap me të cilin paqja nuk është vetëm një aspiratë, por edhe realitet për të gjithë komunitetin global”.

Duke komentuar zhvillimet në Kosovë Wallander tha se “përmes dialogut duhet të gjenden kompromise që do të kontribuojnë në sigurinë e rajonit”.

Ajo shprehu keqardhjen për incidentin e shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku ndërsa theksoi se në shënjestër të sulmeve të mëparshme ishin edhe ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it.

Ministrja maqedonase e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska tha se Shkupi po bënë gjithçka për të parandaluar rreziqet që vijnë nga Rusia e që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit.

“Sa i përket ndikimit rus, do të pengojmë çdo përpjekje për ndikim që rrezikon interesat tona strategjike dhe kombëtare. Ne kemi ndërmarrë masa konkrete me dëbimin e diplomatëve rusë të cilët kanë shkelur përgjegjësitë e tyre diplomatike duke tentuar të dëmtojnë proceset tona”, ka deklaruar Petrovska

Ajo tha se intensifikimi i bashkëpunimit rajonal do të kontribuojë në forcimin e sigurisë rajonale.

“Më vjen mirë që pika e parë në deklaratën e përbashkët që sapo kemi nënshkruar i referohet angazhimit tonë të vendosur për integrimin e plotë evropian dhe euroatlantik të vendeve të Evropës Juglindore, por edhe përkushtimit tonë për paqen rajonale dhe evropiane dhe sigurinë”, tha Petrovska.

Karta SHBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO.

Gjithashtu lexoni:

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Kosova News 16/11/2023 16/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?