KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Walker: Askush nga anëtarët e OSBE-së nuk më pyeti për misionin tim në Kosovë
Politikë

Walker: Askush nga anëtarët e OSBE-së nuk më pyeti për misionin tim në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:37 -01/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të shtunën, në ambientet e “Reporting House”, u zhvillua një diskutim publik me ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker. Ai ndau përvojat e tij nga misioni verifikues në Kosovë, duke vënë në pah momentet kyçe të punës së tij dhe reagimet e institucioneve ndërkombëtare pas përfundimit të mandatit të tij.

Walker tha se detyra e misionit të OSBE-së ishte përcaktuar qartë, të punohej me ndershmëri dhe sinqeritet. Ai kujtoi një bisedë me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila e kishte vlerësuar lart punën e tij. 

Sipas Walker-it, asnjëherë pas përfundimit të misionit nuk iu kërkua ndonjë raport apo opinion mbi atë që kishte ndodhur në Kosovë. 

“Sa i përket detyrës të misionit verifikues të Kosovës detyra na ishte dhënë qartë që ta bëjmë punën me ndershmëri dhe sinqeritet. Ajo (Madeline Albright) me tha “Zotëri Walker mendojmë që në Kroaci keni bërë  punë të mirë, personalisht mendoj që ke bëre punë të shkëlqyeshme në Kosovë dhe mos të kesh merak do të kesh detyra të tjera jo në Amerikë Qendrore, jo në Afrikë Jugore, por do të kesh misione të tjera”. Por, kjo nuk ndodhi. Gjashtë muaj më vonë mua më erdhi koha e pensionimit dhe u pensioneve.

Kur përfundova misionin në Kosovë shkova në Vjen, shkova në zyrat e OSBE-së, shkova në Uashington dhe asnjëherë, asnjë anëtarë i OSBE-së, i selisë kryesore, asnjëherë të vetme, askush në Departamentin e Shtetit Amerikan, në asnjë nivel nuk më pyeti asgjë lidhur me misionin tim në Kosovë. Nëse unë ndihesha se kisha bërë punë të mirë apo jo. Ishte shumë e çuditshme”, tregoi ai. 

Duke folur për masakrën e Reçakut, Walker tha se mbërriti në vendngjarje vetëm pak orë pas krimit dhe e pa situatën me sytë e tij. 
“Ngjarja sa po kishte ndodhur, pak orë më parë dhe nuk pasur kohë që as një ra palë të bënte ndryshime në vendin e ngjarjes. Në skenën e krimit në atë çka pash dukej si masakër, verifikuesit e mi ata po mbledhin gëzhoja plumbash, po i shikonin kufomat, shihej e qartë se të shtënat kishin ardhur nga sipër luginës. Ishte e qartë ajo që kishte ndodhur, pse e deklarova atë që deklarova, është sepse unë erdha nga shërbimi i jashtëm amerikane nga 35 vite përvojë në Amerikën Latine. Në Evrope diplomacia menagjohet disi me ndryshe prej asaj se si behet në Amerikën Latine”, ” tha ai, duke shtuar se përvoja e tij e gjatë në shërbimin diplomatik amerikan e ndihmoi të kuptonte situatën dhe të deklaronte atë që kishte parë.

Walker foli edhe për mënyrën se si diplomacia amerikane ndryshon nga ajo evropiane. 

“Në shërbimin tim diplomatik, ka dallime prej atyre zyrtarëve që kanë shërbyer nëpër Londër, Paris e Tokio. Diplomacia është mjaftë formale, ka protokolle të cilat nuk mund të shkelën. Në Amerikën Latine unë isha i përfshire në shumë situata më shumë rrëmuja, ku ambasada amerikane shpesh ishte nënë sulem.  Ngjarjet që edhe unë i kam përshkrua në libër, shpesh në një farë mënyre deklarata ndaj mediave janë më të hapura më të sinqerta. Sepse nëse kemi parë dhe dëgjuar diçka e ajo është  thënë tekë mediat”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve

Kosova News 01/02/2025 01/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime
21:19 -31/07/2026
Pacolli: Mbrojtja e mjedisit, standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike
21:14 -31/07/2026
Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik
21:09 -31/07/2026
Kurti: Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës
20:21 -31/07/2026
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
20:04 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?