KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV: Raporti i komisionit hetimor për tekstet shkollore u shkrua në zyrat e PDK-së
Politikë

VV: Raporti i komisionit hetimor për tekstet shkollore u shkrua në zyrat e PDK-së

Kosova News
Kosova News 13:27 -09/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar Komisionin Hetimor Parlamentar për tekstet shkollore. Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se komisioni në vazhdimësi ka shkelur rregulloren e Kuvendit sa i përket kuorumit dhe vendimmarrjes.

Muja në konferencën për media ka thënë se anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, kanë shkelur ligjin për hetim parlamentar dhe rregulloren e Kuvendit.

Muja ka thënë se edhe drafti i paraqitur dje në atë Komision për të gjeturat, është draft i shkruar në PDK.

“Arsyeja pse e kemi thirrur këtë konferencë ndërlidhet me Komisionin Hetimor për tekste shkollore. Komisioni Hetimor ka shkelur ligjin për hetim parlamentar, Dreshaj dhe anëtaret e tjerë në vazhdimësi e kanë shkelur  rregulloren e Kuvendit dhe Ligjin për hetim parlamentar duke mbajtur mbledhjen e duke ftuar dëshmitarë. Dreshaj dhe anëtarët e tjerë në vazhdimësi kanë sabotuar dhe shkelur afatin për intervistim. Në mbledhjen e fundit pa pasur numra për vendimmarrje anëtarët e kishin hartuar draft raportin, në zyrat e PDK-së  për t’ia paraqitur kryesisë së Kuvendit. Është një draft raport i hartuar kryekëput në zyrat e PDK-së”, tha Muja.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se draftraporti i komisionit është bërë nga anëtarët e opozitës, dhe sipas tij është bërë për të bërë propagandë dhe për fushatë politike.

“Ne mendojmë që ligji për hetim parlamentarë është shkelur në çështjet e vendimmarrjes sepse në këtë kontekst nuk mund të mbahen as mbledhjet pa shumicën e thjesht të anëtarëve që janë prezentë e lëre më që të shkruhet një raport e të dërgohet në Kryesi të Kuvendit. Anëtarët kanë bërë shkelje të Ligjit për Hetim Parlamentar. Drafti i hartuar është bërë për dy arsye e para për propagandë dhe fushatë politike”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Kosova News 09/11/2024 09/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë
19:58 -29/06/2025
Tre të lënduar në një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
19:23 -29/06/2025
Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin
19:18 -29/06/2025
Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën
18:21 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?