Lëvizja e Vetëvendosjes së degaës në Prishtinë, ka bërë të ditur se pas denoncimit të tyre është pezulluar kontrata e dyshimtë dhe abuzive e Komunës së Prishtinës për digjitalizimin e proceseve edukativo-arsimore, nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Sipas, VV-së kjo kontratë ka qenë një tentativë e kryetarit Përparim Rama për të keqpërdorur buxhetin e Komunës së Prishtinës, pasi pronarja e kompanisë së kësaj kontratë ka rezultuar të jetë bashkëpunëtore e tij dhe e kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“PEZULLOHET KONTRATA KORRUPTIVE E KOMUNËS SË PRISHTINËS
Pas denoncimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u ndalua edhe një tentativë e pushtetit komunal për ta keqpërdorur buxhetin e Prishtinës.
Pas alarmit tonë për kontratën e dyshimtë dhe abuzive për “Digjitalizimin e proceseve edukativo-arsimore”, ku fitues u shpall oferta më e lartë dhe pronarja e kompanisë doli të jetë bashkëpunëtore e Kryetarit Përparim Rama e mbështetëse e madhe e Lumir Abdixhikut, dhe pas ankesave të operatorëve tjerë konkurues, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka vendosur PEZULLIMIN e këtij aktiviteti.
U dëshmua edhe njëherë që kjo qeverisje në kryeqytet, me të gjitha format dhe në secilin rast, qëllim kryesor e ka pasurimin e bashkëpunëtorëve dhe miqve, gjithmonë në dëm të pasurisë publike të qytetarëve të Prishtinës.”, thuhet në njoftimin e VV-së.