KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV: Ligji për Amnistinë, kompromis i dëmshëm që amnestoi krimet serbe
Politikë

VV: Ligji për Amnistinë, kompromis i dëmshëm që amnestoi krimet serbe

Kosova News
Kosova News 11:28 -11/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni në një konferencë për media tha se sot bëhen 12 vite prej që në Kuvendin e Kosovës u votua Ligji për Amnistinë, që siç tha, mundësoi amnistimin e kriminelëve serbë.

“Sot bëhen 12 vite prej kur në Kuvend u votua Ligji për Amnistinë, me 90 vota për, nën kundërshtimin e ashpër të LVV-së, ligj që doli si kompromis nga negociatat me Serbinë, përkatësisht marrëveshja e cila u arrit me 27 qershor të 2013 e ashtuquajtura Marrëveshje për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, atë kohë e negociuar nga Thaçi- Daçiq”, tha ajo.

Kryeziu-Hyseni tha se kjo marrëveshje, që hidhte farën e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me vete mori edhe obligimin që mundësoi amnistimin e kriminelëve serbë, siç tha, të atyre që me urdhër nga Serbia kishin kryer kime të vazhdueshme në pjesën veriore në vendin tonë.

“Votimi i Ligjit për Amnisti ishte një kompromis i dëmshëm, e përtej i dëmshëm, ishte gabim historik, sepse përveç që u amnistuan krimet, përmes këtij ligji u inkurajuan grupet kriminale që të vazhdojnë me aktivitetet e tyre kriminale. Sepse politikanët që qeverisën me vendin tonë atë kohë do të kujdeseshin për amnistimin e krimeve kundër rendit kushtetues, krimeve të kontrabandës, vrasjeve, dhunës, frikësimit dhe plot krimeve të tjera që ndodhnin në Kosovë në vazhdimësi”, deklaroi ajo.

Deputetja e LVV-së tha se drejtësia nuk mund të ndërtohet nëpërmjet amnistisë së kriminelëve, që, siç tha, për vite radhazi e kanë terrorizuar veriun e vendit.

“Pa ndëshkim nuk ka paqe të qëndrueshme e pa drejtësi nuk ka integrim të vërtetë. Pa sovranitet të plotë të shtrirë në çdo cep të territorit nuk ka shtet funksional. Ky përvjetor duhet të na shërbej si moment reflektimi për të kuptuar që jo çdo kompromis është paqe, e jo çdo marrëveshje është sukses”, tha ajo.

Ndërkohë deputeti Artan Abrashi tha se Ligji për Amnisti u votua në Kuvend në të njëjtën datë kur përkujtohej masakra në Srebrenicë.

“Ligji për Amnistinë që falte ata që vetëm në natën e tmerrit te 3 e 4 shkurtit të vitit 2000 dëbuan nga shtëpitë e tyre në veri 11 mijë shqiptarë, nuk u votua në çfarëdo dite. Ky projektligj si për ironi u votua me 11 korrik, ditën kur Ballkani, por edhe Evropa shënon ditën e masakrës më të madhe të saj që prej Luftës së Dytë Botërore, atë të Srebrenicës. Teksa atje po shënohej një krim i Serbisë, këtu në Kosovë po falej një tjetër”, tha ai.

Por, ai tha se sot veriu frymon ndryshe, bandat atje janë shpartalluar. “E bandat e kriminelëve së bashku me kokën e tyre Radoiçiq kanë ikur në Serbi. Rendi, ligji, kushtetutshmëria e sovraniteti, po shtrihen gjithnjë e më shumë. Së fundmi kemi nisur edhe dy ura që do të shtojnë komunikimin mes dy brigjeve të lumit Ibër”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Bislimi: Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i Kosovës

Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan

“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës

Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim

Kosova News 11/07/2025 11/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi: Sllovenia ka qenë dhe mbetet partner i Kosovës
15:06 -11/07/2025
Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan
14:35 -11/07/2025
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë
14:14 -11/07/2025
“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend
13:36 -11/07/2025
Transport ilegal në Shtërpcë, konfiskohen automjeti bashkë me drunj
13:34 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?