KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja thotë se përmes votimit me asistencë po vidhen vota
Politikë

VV-ja thotë se përmes votimit me asistencë po vidhen vota

Kosova News
Kosova News 12:37 -08/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar shpërndarja e materialit zgjedhor, një proces i cili është zhvilluar në disa faza. Fillimisht, më 5 dhe 6 nëntor në Qendra Komunale të Numërimit janë shpërndarë kutitë e votimit; kabinat e votimit dhe materiale të tjera administrative, ndërkaq më 8 nëntor, nën përcjellje e Policisë së Kosovës janë shpërndarë materialet tjera zgjedhore, si: fletëvotimet, listat votuese, ngjyra matrikulare dhe vulat, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës. 

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, është ankuar se votimi me asistencë po keqpërdoret. Sipas tij, ka zyrtarë ekzekutivë komunalë që kanë qenë të përfshirë me grupet parapolitike që i kanë keqpërdorur metodat e tilla të votimit. 

“Votimi me asistencë po del që është një specialitet i dikujt me vjedh vota. Votimi me asistencë është paraparë me ligjin e vjetër. Me ligjin e ri është hequr qëllimshëm për shkak të nivelit të lartë të keqpërdorimit të kësaj forme të votimit. Ne i dimë dy komuna ku është manipuluar. Dy mijë veta janë paraqitur votues me asistencë. Kemi vullnete të vjedhura të qytetarëve. Për këtë është përgjegjës sekretariati. Ka me dhjetëra raste nëpër komuna që asistuesit kanë asistuar më shume se dy herë”.

Krasniqi ka kërkuar hetim për votimet që bëhet me asistencë. 

- Reklamë -

“I bëj thirrje zonjës Pula dhe të gjithë grupit të prokurorëve të fillojnë të dëgjojnë prej kësaj mbledhje çka po ndodhë dhe të gjitha komunikimet që rrjedhin nga sekretariati dhe kushdo në raport me komisionet komunale zgjedhore. Nuk mundemi ndryshe me u pastru prej kësaj ndërmarrje kriminale që na ka sjellë mijëra vota me asistencë, të njerëzve të shnoshë si molla. Të cilëve u është ndërruar vullneti nga grupet parapolitike. Kryetar është roli juaj që të sigurohet integriteti i zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

Ilir Gashi nga PDK ka thënë se Prokuroria duhet të merret me shkeljet gjatë votimit, por ka shtuar se duhet të sqarohen procedurat për personat që votojnë me asistencë.

“Në çështjet te prokuroria nuk dhezin tek unë. Edhe unë e ftoj prokurorinë të tregoj se kush po merret me këto shkelje. Nëse i referohemi ligjit, një qytetar që është i paaftë është edhe një qytetar që nuk din shkrim lexim. Po kërkoj që kësaj kategorie t’i tregojmë se çfarë dokumenti duhet të ketë që të dëshmojë se është analfabet, nuk din shkrim lexim. Unë ftoj organet t’i marrin për bazë këto. Konsideroj që udhëzimet duhet të jenë të qarta”, ka thënë ai

Ndërkaq, Sami Kurteshi i VV-së ka shtuar se me votat me asistencë po bëhet hajni e shantazh ndaj kategorive të cenueshme. Ai ka deklaruar se “çdo votë me asistencë në Kosovë është korrupsion e vjedhje”. 

“Në komunën e Hanit të Elezit janë lajmëruar 243 njerëz të verbër që kanë votuar me asistencë në emër të verbërisë, kjo është vjedhje klasike në Han të Elezit. Në Malishevë janë lajmëruar 700 e janë 59. Vetëm në Han të Elezit janë 244 analfabetë, ndërkaq janë vetëm 12 vendvotime. Në rrethana normale do të mund të ishte 12 të verbër e më pak se 24 analfabetë. Përqindja është 13.6 votim me asistencë. Kuptojini përmasat e vjedhjes. Korrupsion hapur, hajni, presion, shantazh ndaj kategorive më të dobëta, vajzave, grave dhe pleqve. Analfabetizmi e verbëria nuk janë arsye me pas kaq shume përqindje të votimit me asistencë”, ka potencuar Kurteshi. 

Pas zgjedhjeve të 12 tetorit ishin hedhur dyshime për kontroll të votës nëpërmjet asistimit. Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, pati kërkuar që të përsëritej procesi i votimit në të gjitha komunat ku ka numër të lartë të votave me asistencë. Ai pati përmendur Hanin e Elezit e se 10% e votave ishin me asistencë derisa gjysma e tyre ishin arsyetuar me probleme në shikim. Por, ai pati thënë se nga të dhënat ka parë se në atë komunë vetëm një person e gëzon të drejtën e pensionit për shkak të verbërisë. Ndërkaq, pati përmendur edhe Kllokotin. 

Votimi me asistencë nënkupton që fletëvotimi të plotësohet nga një person që shoqëron votuesin, për shkak të paaftësisë për të votuar.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 08/11/2025 08/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?