KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vulin: ShBA-ja të bindë Kosovën për një zgjidhje
Politikë

Vulin: ShBA-ja të bindë Kosovën për një zgjidhje

Kosova News
Kosova News 12:48 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi më 1 gusht se në “muaji i ardhshëm duhet të shfrytëzohet për marrëveshje dhe diplomaci”, teksa ka komentuar bllokadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme serbe, Vulin ka porositur serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës dhe duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Për më shumë detaje mund të informoheni në live blogun e Radios Evropa e Lirë.

Ai tha se nuk pret asgjë nga Prishtina, por pret që Bashkimi Evropian – nën ndërmjetësimin e së cilit u arritën dy marrëveshje për formimin e Asociacionit – të formojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë pres që Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar se kanë ndikim të madh në Kosovë, të vazhdojnë të përdorin këtë ndikim për të mirë… të vazhdojë të përdorë ndikimin për të bindur [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin që të arrijë një zgjidhje. Në thelb, kjo nuk është çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, por është një çështje mes Beogradit e BE-së dhe shteteve që kanë ndikim në Kosovë. Shpresoj që këtë muaj të kemi bisedime që do të çojnë në arritjen e paqes në Kosovë”, tha Vulin.

Bllokada në veri nëpërmjet fotografive

Vulin tha se bashkësia ndërkombëtare veçse ka pasur një reagim adekuat sa i përket tensioneve në Kosovë.

“…Ata gjithmonë do të jenë në anën e Kosovës, por ka disa çështje kur nuk mund të jesh”, shtoi Vulin.

Komentet e Vulinit vijnë në kohën kur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të takohen në Bruksel, për të vazhduar dialogun.

Sipas burimeve të REL-it, në takim është paraparë të bisedohet për të gjitha çështjet e hapura.

Një takim midis krerëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Fotografi nga arkivi.

Më 31 korrik, serbët lokalë në Kosovë vendosën barrikada në veri të vendit.

Barrikadat ishin kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Sipas vendimit, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje me të hyrë në territorin e shtetit. Ky dokument do të vlejë për 90 ditë.

Ndërkaq, vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t’i riregjistrojnë makinat e tyre.

Pas tensioneve në veri të Kosovës, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimit për 30 ditë, kur të hiqen barrikadat.

Disa barrikada në Rudarë nisën të largohen paraditen e 1 gushtit.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj: Kurti ka vendosur t’i harxhojë këto 30 ditë

Dështon edhe tentativa e 41 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Nis takimi, presidentja Osmani pret në zyre Elbert Krasniqin

Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

Fikrim Damka shkon në presidencë, pas pak takimi me Vjosa Osmanin

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Kurti ka vendosur t’i harxhojë këto 30 ditë
11:43 -03/07/2025
Dështon edhe tentativa e 41 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11:34 -03/07/2025
Nis takimi, presidentja Osmani pret në zyre Elbert Krasniqin
11:32 -03/07/2025
Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”
11:24 -03/07/2025
FIFA ulë “për tokë” çmimet e biletave për çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube
11:19 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?