KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi thotë se shërbimet inteligjente të Serbisë “kanë shumë punë, përfshirë edhe në Kosovë”
Politikë

Vuçiqi thotë se shërbimet inteligjente të Serbisë “kanë shumë punë, përfshirë edhe në Kosovë”

Kosova News
Kosova News 12:32 -26/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “shërbimet inteligjente të shqiptarëve në Kosovë po punojnë seriozisht, duke depërtuar edhe në veri”. Ai ka shtuar se shërbimet inteligjente të Serbisë kanë punë “përfshirë edhe në Kosovë e M.”

Vuçiq në një intervistë për “TV Pink” të dielën ka folur edhe për pretendimet e ish-diplomatit Nebojsha Vujoviq, i cili ka thënë se presidenti serb ka bërë çdo gjë që Kosovën ta njohin pesë shtetet e mbetura të BE-së që nuk e kanë njohur.

Vuçiq këto pretendime i ka quajtur gënjeshtra.

“Disa prej tyre nuk janë larg ta njohin. Por, ato kanë qenë në atë pozitë tash e disa vjet”, ka thënë Vuçiq, që ka pyetur se në cilën marrëveshje shkruan njohja nga pesë shtetet e BE-së. “Sigurisht nuk është shkruar askund, kjo është një nga gënjeshtrat e shumta”.

Vuçiqit i është kërkuar informata për formimin e shërbimit inteligjent të Kosovës, ndërsa ai ka thënë se shqiptarët tashmë e kanë një të tillë.

“Po e bëjnë në mënyrë serioze këtë, sidomos infiltrimin në jug është i rëndësishëm. Ata po tentojnë të depërtojnë edhe në veri duke blerë njerëz, para së gjithash, në Leposaviq e Zubin Potok”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se shumë shërbime tjera operojnë “në tërë territorin e Serbisë, dhe në Kosovë”.

“Atje, shërbimet tona duhet të bëjnë punë të rëndësishme të kundërzbulimit dhe inteligjencës. Shërbimet tona, nuk dua të them se janë më të forta se të tjerat në rajon, por guxoj të them se nuk janë më të dobëta”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka folur edhe për vendimin e lëshimit të urdhërarrestit për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

“Kjo çon vetëm në përshkallëzim të mëtutjeshëm. Sot ose nesër, kur të uleni për të biseduar, do të duhet të flisni me Putinin”, ka thënë Vuçiq. “A mendoni si të flisni me të nëse e lini atë urdhëarrest? Si të bëni një marrëveshje? Pse e keni kufizuar veten? Ju sapo keni marrë një angazhim dhe si do ta zbatoni atë, sa jetë rusësh e ukrainasish do të kushtojë, si dhe sa jetë tjera për shkak të ekonomisë”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se ishte një vendim i keq “politik” për ata që e morën dhe që mendojnë se janë afër fitores.

“Ata janë të gjithë shumë larg fitores. As rusët nuk janë afër fitores. Në luftë herë dikush fiton, herë humbin të gjithë dhe kjo është një luftë në të cilën të gjithë humbin”, tha Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Izmaku: Nëse merret vendim për votim, ne votojmë – presim vendimmarrje politike në tavolinë

Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota të fshehta

Kosova News 26/03/2023 26/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?