KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi shpërfaq fytyrën e vërtetë, kërkon të lirohen kriminelët e arrestuar në Kosovë
Politikë

Vuçiqi shpërfaq fytyrën e vërtetë, kërkon të lirohen kriminelët e arrestuar në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:08 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulme e dhunë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por edhe asaj të EULEX-it kanë bërë ditëve të fundit në pjesën veriore të vendit grupe të serbëve të nxituara nga Beogradi. E për këtë shkak pati reagime nga gjithë vendet perëndimore dhe u bënë disa arrestime të personave që kryen këto akte kriminale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përkundër kërkesave nga vendet perëndimore nuk është bindur që të hiqen barrikadat në veriun e Kosovës. Ai pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se serbët nuk i vendosin barrikadat për “teket e tyre”.

Madje Vuçiqi ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të tij, duke thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar e cila sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.

“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, tha Vuçiq, ndërsa nuk foli për sulmet e bëra ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në pjesën veriore të vendit, qysh më 10 dhjetor, disa grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në akte kriminale, respektivisht në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ashtu si edhe ata nga komuniteti ndërkombëtar kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave dhe mos vazhdim të shfaqjes së dhunës, pasi ajo nuk do të tolerohet./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohet formacioni i Kosovës ndaj Komoreve, shumë ndryshime nga Foda
18:26 -09/06/2025
Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve
18:22 -09/06/2025
Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve
18:14 -09/06/2025
Kurti viziton lagjen e Kroit të Vitakut në Mitrovicën e Veriut
18:11 -09/06/2025
Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza
17:22 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?