KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ankohet Vuçiqi pas vizitës së pesëshes: Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë Kosovën
Politikë

Ankohet Vuçiqi pas vizitës së pesëshes: Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë Kosovën

Kosova News
Kosova News 11:37 -22/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një formë është ankuar deri sa ka thënë se qëllimi i pesëshes si diplomatëve perëndimorë, që vizituan të shtunën Kosovën dhe Serbinë, është që “Serbia ta njohë Kosovën”.

Vuçiq në një adresim publik të dielën ka thënë se biseda me “pesëshen e madhe” ka qenë e vështirë, porse “për Serbinë nuk ka tema të lehta”.

“Natyrisht gjithçka për Kosovën e M. për ne është shumë e vështirë. Njerëzit mendojnë se e gjithë kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është. Ajo ishte vetëm taktikisht e tmerrshme për ne dhe ka pasoja të caktuara, por në një kuptim strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiq për “B92”.

Vuçiq ka thënë se beson se do ta gjejë “një rrugëdalje” dhe se Serbia do të vazhdojë me “suksese të mëdha në ekonomi, ndërtim të infrastrukturës dhe duke ruajtur thelbin e interesave kombëtare”.

“Unë nuk dua të flas për presione, ata kanë politikën e tyre. Pikëpamja e tyre është krejtësisht e kundërt me atë që kemi ne, nuk ka filozofi të madhe këtu. Për ta Kosova është shtet i pavarur, bazuar në vendimin e tyre. Kush lodhet për aktet e normave juridike”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka bërë të ditur se të enjten e të premten do të shkojë në Bruksel dhe do të merret me të gjitha pengesat që i vendosen Serbisë. Ai ka thënë se përfaqësues të opozitës në Serbi i kanë shkruar letër Brukselit dhe kanë kërkuar sanksione ndaj tij për Banjskën.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë, që opozita të kërkojë sanksione ndaj vendit të vet. Ata janë tmerrësisht të shqetësuar që nuk ka sanksione. Ata nuk dinë çfarë të bëjnë me veten e tyre. Është veprim i papërgjegjshëm dhe joserioz, do të thosha qasje antishtetërore dhe antipopullore. Unë u trondita”, ka shtuar Vuçiqi.

Ai ka thënë se opozita në Serbi me këtë thotë “se faji nuk është te Prishtina dhe Albin Kurti, por te Serbia”.

Një ditë më parë, Kosova dhe Serbia u vizituan nga pesëshja euroamerikane e udhëhequr prej emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Në ekip ishin edhe I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës e Italisë.

Në takim me kryeministrin Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ata kanë prezantuar edhe një plan për të ecur përpara drejt normalizimit, por detajet e të cilit nuk janë shpalosur. Nga Prishtina, Lajçaku kërkoi veprime të shpejta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E Kurti tha se prioritet ka sigurinë, pas sulmit në Banjskë.

Politologu Mujanoviq: Propaganda serbo-ruse e ka okupuar shoqërinë serbe

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 22/10/2023 22/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?