KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi pas takimit me QUINT-in: Bisedime serioze dhe të rëndësishme për Serbinë
Politikë

Vuçiqi pas takimit me QUINT-in: Bisedime serioze dhe të rëndësishme për Serbinë

Kosova News
Kosova News 13:01 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, që përbëhet nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe shefin e Delegacionit të BE-së në Serbi.

Takimi u zhvillua, siç tha mbrëmë Vuçiqi, me kërkesë të tyre.

Sipas raportimeve, ambasadorët i kanë dorëzuar Vuçiqit një dokument të përbashkët në të cilin shprehin shqetësimin e tyre për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, në prag të afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në Kosovë.

Presidenti tha se ndan shqetësimin për tensione të mundshme, duke shtuar se “Serbia është e përkushtuar për dialogun si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, në të mirë të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë e Metohi, pa i rrezikuar interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare”.

Ai theksoi se “tensionet aktuale kanë lindur për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, si dhe për faktin se Prishtina nuk i respekton dispozitat e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së”.

Në njoftim thuhet se “ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Delegacionit të BE-së kanë falënderuar presidentin Vuçiq për angazhimin konstruktiv të Serbisë në përmbushjen e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, në kuadër të dialogut me Prishtinën”.

Pas takimit, Vuçiqi ka shkruar në Instagram se ka pasur diskutime serioze dhe thelbësisht të rëndësishme me të pranishmit.

“Përkundër të gjitha sfidave, ne vazhdojmë të udhëheqim një politikë të përgjegjshme që ruan paqen dhe interesat kombëtare të vendit tonë, për të mbrojtur frymën e lirisë dhe pavarësisë së Serbisë dhe gjithmonë t’ua themi të vërtetën të gjithëve”, tha Vuçiqi në profilin e “E ardhmja e Serbisë” në Instagram, transmeton KosovaNews.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq. 

Vuçiqi takon përfaqësuesit e QUINT-it: Vazhdojmë politikën e ruajtjes së paqes

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Moti në vikend i nxehtë, temperatura deri në 37 gradë Celsius
08:34 -05/07/2025
Përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:32 -05/07/2025
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?