Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për datën 20 janar.
Në një deklarim për media në Serbi, Vuçiqi këtë e ka quajtur takim të madh.
“Ne presim dhe ju falënderojmë për faktin që delegacioni amerikan insistoi në zbatimin e marrëveshjes dhe një takim i madh na pret në datën 20 me Miroslav Lajçak. Të shohim si do të duket”, ka thënë Vuçiqi
Agjencia e lajmeve Tanjug ka raportuar se Vuçiqi ka thënë se është e qartë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet.
Por siç ka theksuar ai nuk e di se si Kosova mendon ta formojë Asociacionin në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk mund të bëhet.


