KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
Rajon

Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm

KosovaNewss
KosovaNewss 23:09 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “do të vijë dita kur serbët do të jenë në gjendje të veshin fanella serbe dhe të bartin flamuj serbë kudo dhe krejt të lirë”, tek i ka komentuar paralajmërimet e autoriteteve të Kosovës për shënimin e Vidovdanit në Gazimestan.

Të premten, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se tubimi i të shtunës për Vidovdan do të jetë masiv dhe se mund të shfrytëzohet nga pushteti në Serbi për të nxitur incidente në Gazimestan. Ai ka thënë se për këtë paralajmërim bazohet në vlerësimet e institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës. Ka shtuar se ka përpjekje që tubimi të jetë masiv dhe se janë organizuar grupe nga Serbia, Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina që të vijnë në Kosovë. Kurti ka kujtuar se tradicionalisht grupe të tilla kanë qenë provokuese dhe bartin simbole nacionaliste serbe e ruse.

E Vuçiqi ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që javë më parë shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës për shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që do të vijnë në Kosovë “që të mos i japin mundësi Kurtit për t’i arrestuar”.

“U kërkoj të rinjve e të rejave nga Serbia që do të shkojnë nesër në Kosovë që të mos i japin shans Kurtit për t’i arrestuar. E dini se sa serbë i kemi nxjerrë nga burgu dhe kemi pasur vështirësi në këtë”, ka thënë ai për “TV Pink” duke cituar edhe shembullin e djalit të tij, Danilo. Siç ka thënë ai, “do të vijë koha kur të gjithë do të mund të veshim fanella serbe e të bartim flamuj serbë kudo dhe tërësisht të lirë”.

Në arsyetimin e gjykatës është theksuar se komuna i ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi që e ka miratuar një vendim për shfaqjen e flamurit të Serbisë më 28 qershor, ditë që nuk është e përcaktuar si festë zyrtare në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se tubimet për Vidovdan duhet të mbahen në përputhje me ligjin, “jo të shndërrohen në mjet për instrumentalizim politik nga autoritetet në Beograd”.

Tubimet e serbëve për shënimin e Vidovdanit rëndom janë siguruar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në Polici kanë njoftuar të premten se për ngjarjen e së shtunës janë planifikuar masa, në mënyrë që ajo të kalojë e qetë dhe pa incidente.

Vitin e shkuar, festimet e Vidovdanit në Gazimestan kanë kaluar pa ndonjë incident. Por, viteve paraprake ka pasur arrestime për nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare, ndërsa më 2023, Vidovdani nuk është festuar në Gazimestan, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili më 28 qershor 1989 nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”. Ky fjalim u pat parë nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që kanë pasuar në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Braktis makinën me 8 emigrantë dhe arratiset pas përplasjes, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Festohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-së, Nancy VanHorn: Me fat që kemi aleatë si Shqipëria

Meteorologët sllovenë paralajmërojnë një stuhi të fortë

Sërish tërmet në Shqipëri

KosovaNewss 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?