KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi i frikësuar nga aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri
Rajon

Vuçiqi i frikësuar nga aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri

Kosova News
Kosova News 23:19 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur shqetësim për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një intervistë për RTS, ai tha se marrëveshja e mbrojtjes mes këtyre vendeve ngre dyshime për qëllimet e saj.

Vuçiqi tregoi se për këtë çështje ka biseduar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, gjatë një takimi në Indi. Sipas tij, Plenkoviqi i ka thënë se bashkëpunimi nuk është i drejtuar kundër Serbisë.

Megjithatë, presidenti serb theksoi se mbetet i shqetësuar për zhvillimet në rajon.

“Nuk jam Donald Trump, Vladimir Putin, presidentë të mëdhenj që i zgjidhin të gjitha me lehtësi. Për mua nuk ka gjëra të lehta dhe natyrisht që kam frikë. Unë dua paqe, jo luftë dhe konflikte”, tha Vuçiq.

Ai kritikoi krijimin e një bashkëpunimi ushtarak mes Prishtinës dhe Zagrebit, duke thënë se “kur krijoni një aleancë ushtarake me një entitet dhe nuk keni shpjegim pse e keni bërë, ndërsa për ne është e qartë pse, sigurisht që ekziston një dozë shqetësimi”.

Duke folur për balancën ushtarake në rajon, Vuçiqi theksoi se Serbia nuk e nënvlerëson forcën e shteteve të tjera, por as ushtrinë e saj. Ai shtoi se vendi i tij posedon kapacitete ushtarake që nuk janë bërë publike.

“Për një vit dëgjoni historinë se Serbia ka blerë ‘Rafale’ të përdorur, ndërsa ata të rinj, se do të marrin raketat ‘Meteor’ dhe se janë gjithnjë e më të fortë se ne. Ne heshtim. Unë them – po, sepse jeni të fortë, prandaj edhe kam atë dozë frike kur formoni aleanca ushtarake”, u shpreh ai.

Vuçiqi madje deklaroi se Serbia po përgatitet për mundësinë e një sulmi nga një aleancë e mundshme mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

“Ata po presin momentin kur do të na sulmojnë”, tha ai, duke shtuar se Serbia ka “mjaftueshëm fuqi parandaluese për dy shtete dhe një entitet”.

Në intervistë, presidenti serb foli edhe për “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq. Ai e përshkroi atë si një politikan inteligjent, por që sipas tij bëri gabime të mëdha politike.

“Ishte politikan inteligjent, por bëri gabime serioze politike”, tha Vuçiqi, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse Millosheviqi i kuptoi plotësisht pasojat e zhvillimeve që çuan në bombardimet e NATO në vitin 1999.

Vuçiqi foli edhe për ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke thënë se roli i tij do të vlerësohet nga historia.

“Gjithmonë do t’ia lë historisë të gjykojë. Secili prej nesh ka anët e tij të mira dhe të këqija”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?