Gjithçka tjetër përpos njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’ të Kosovës.
Ky është qëndrimi i presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq pas bisedimeve në Bruksel me liderët kryesorë të Bashkimit Evropian.
“Jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure’”, tha ai sot në TV Prva.
Vuçiq tha se “nuk mund ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, duke shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përdor “truke të ndryshme” në këtë drejtim.
“Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin”, tha Vuçiq, duke shtuar se disa politikanë nga Gjermania dhe Britania e Madhe e mbështesin kryeministrin e Kosovës, por sipas tij, edhe qarqe serioze politike nga Gjermania tani kërkojnë formimin intensiv të Asociacionit.


