KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq takoi Putinin dhe Xi Jinping, deputeti gjerman: Vuçiq me këto veprime po ia tregon BE-së gishtin e mesit
Politikë

Vuçiq takoi Putinin dhe Xi Jinping, deputeti gjerman: Vuçiq me këto veprime po ia tregon BE-së gishtin e mesit

Kosova News
Kosova News 22:36 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin.

Por fotot tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin qëndron në rreshtin e parë pranë mikpritësit, liderit kinez Xi Jinping, ndërsa Aleksandar Vuçiq është në rresht menjëherë pas tyre.

Duke e quajtur fotografinë “të dashur”, ai ka publikuar fotografinë bashkë me presidentin e Republikës së Kinës, Xi Jinping dhe personalitete të tjera.

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, thotë se Vuçiq me këto veprime po ia tregon gishtin e mesit Bashkimit Evropian.

Butikofer përmendi rastin e Procesit të Berlinit në Tiranë, në të cilën presidentja serbe, Ana Brnabiq, kishte hezituar të bëjë foto familjare, pasi aty ndodhej flamuri i Kosovës.

Po ashtu tha se Serbia pati mundësinë të nënshkruajë marrëveshjen bazë të lehtësuar nga BE-ja dhe marrëveshjen e Ohrit por se Brnabiq e refuzoi.

“Serbia po i tregon BE-së gishtin e mesit: Vuçiq preferon të shkojë në Pekin; kryeministrja serbe refuzon t’i bashkohet fotos familjare, sepse refuzon të respektojë flamurin e Kosovës; dhe, natyrisht, ata nuk duan të nënshkruajnë një marrëveshje, të cilës nuk kanë ndërmend t’i përmbahen. Gjeni gabimin”, shkori Butikofer.

Vuçiqi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës

#Serbia is showing the EU the middle finger: Vučić prefers to go to Beijing; the Serbian PM refuses to join the family photo, because she refuses to respect the Kosovo flag; and, of course, they don't want to sign a deal, which they have no intent of sticking to. #FindTheMistake https://t.co/UIUkmHHQUp

— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 17, 2023

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?