KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiqi ua thotë në sy evropianëve: Serbia është pranë Rusisë
Rajon

Vuçiqi ua thotë në sy evropianëve: Serbia është pranë Rusisë

Kosova News
Kosova News 11:58 -06/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Serbia është vend i pavarur dhe është pranë Rusisë.

Ai tha të mërkurën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, se Serbia është e përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

“Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është një vend i pavarur. Nëse është e lehtë për dikë që të na kritikojë e të thotë që ne jemi afër me Rusinë…Duke folur për këtë gjë besoj se ju keni dëgjuar, e disa prej jush keni shkruar gjatë 9-10 muajt e fundit se Serbia po udhëhiqte udhëzimet e Federatës Rusë për të sulmuar të tjerët në Ballkan për të shkaktuar më shumë mungesë stabiliteti e për të shkaktuar pasiguri. Dhe ne e kemi përgënjeshtruar këtë”, tha ai.

Vuçiq u shpreh se Serbisë i është shkelur integriteti, duke shtuar se situata dallon nga ajo e viteve të kaluara.

“Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në vitin 99 dhe në vitin 2008 dhe do të diskutojmë sot me zyrtarët evropianë…Pati një sërë çështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për çështjen e Kosovës, për çështjen e dialogut. Faktikisht kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm që të vijmë dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, sepse do të kemi këtu një mundësi së paku të themi se çfarë mendojmë për këtë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Brenda procesit të negociatave me BE-në mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE-së, por në të njëjtën kohë do të na duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore e kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë”, u shpreh ai.

Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë që s’i kanë vendosur sanksione Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Vuçiq është vazhdimësi e mentalitetit që në Serbi ekzistonte në vitet e ’90-a e se ky mentalitet duhet të refuzohet nga të gjithë.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 06/12/2022 06/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?