KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell për të mos lëshuar targa të reja “KM”
Politikë

Vuçiq: Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell për të mos lëshuar targa të reja “KM”

Kosova News
Kosova News 19:55 -21/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sonte në një konferencë për media me rastin e takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në të cilin nuk u arrit marrëveshje për targat.

Vuçiq tha se pala serbe do të respektojë vendimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell, që të mos lëshojë targa të reja dhe as t’i ripërtërijë ato.

Duke folur për takimin disa orësh sot në Bruksel, Vuçiq akuzoi palën kosovare se nuk deshi të arrihet një zgjidhe kompromisi.

“Konsideruam të japim të gjithë nga të veten, të pranojmë zgjidhje kompromisi, edhe pse do të ishim kritikuar për këtë. Dhamë të tërën nga vetja, pranuam kërkesat e reja. Unë dikur pas një ore e gjysmë i thashë Borrell dhe Lajçak, se nuk ka asgjë nga kjo, e kuptova se do të kalojë koha dhe do të ketë kërkesa tjera dhe në realitet pala shqiptare nuk do të dëshirojë zgjidhje kompromisi”, tha ai.

Vuçiq ka theksuar se pala kosovare hodhi poshtë propozimin e BE-së që të ndalojë gjobitjen e pronarëve të automjeteve me targa ilegale.

Ai ka theksuar se serbët në veri nuk e kanë për obligim që të paguajnë gjobat për shkak të targave ilegale, ndërkohë që Serbia do të zbatojë propozimin e Borrell që të mos lëshojë më targa ilegale.

“Ata duhet ta kenë të qartë, se duhet të përpiqemi të ruajmë paqen. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm njerëzit tanë në Kosovë dhe të tregojmë se për asnjë sekondë nuk kemi dashur konflikt, që të mos përdorim arrogancën e dikujt tjetër që të pranojmë konfliktin, por që të shmangim konfliktet deri në fund, që nëse protestojnë, le të protestojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike, që të japim gjithë ka nga vetja që të ruajmë paqen. Sa i përket neve Serbia do ta pranojë propozimin e Josep Borrell dhe nuk do të lëshojë më targa të reja dhe madje nuk do të ripërtërijmë targat në periudhën e ardhshme… Ne nga nesër, nga ndërrimi i parë (i Policisë së Kosovës) na pret një periudhë e vështirë, mund të jemi të brengosur, por nuk ka vend për panik”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se nesër më 22 nëntor, përkatësisht gjatë ndërrimit të paradites, do të nisë shqiptimi i gjobave për vozitësit që posedojnë vetura me targa ilegale serbe.

Gjobitja e këtyre qytetarëve është si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave dhe konvertimin e targave ilegale në RKS.

Ndonëse edhe sot u zhvilluan negociata në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell për gjetjen e një zgjidhje për targat, por ky i fundit tha se propozimin e tyre për shtyrje të afatit për targat e refuzoi kryeministri Kurti, ndërsa presidenti serb, Vuçiq pranoi që mos të lëshojnë më targa “KM” për serbët lokalë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!

Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës

Dalin rezultatet e para

Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

Mbyllen qendrat e votimit në të gjithë vendin, nis numërimi i votave

Kosova News 21/11/2022 21/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje fiton Kaçanikun, asnjë qendër s’e fiton PDK-ja!
20:01 -07/06/2026
Kurti bën thirrje për mbrojtje të votës
19:43 -07/06/2026
Dalin rezultatet e para
19:39 -07/06/2026
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara
19:31 -07/06/2026
Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
19:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?