KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë
Rajon

Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë

Kosova News
Kosova News 10:00 -27/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse, janë shtyrë për 30 ditë.

“Ne kemi pranuar [një shtyrje] për 30 ditë për Industrinë e Naftës të Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Në letrën e Departamentit amerikan të Thesarit, që Vuçiq e publikoi, thuhet se sanksionet kundër NIS-it janë shtyrë deri më 28 mars.

Më 10 janar, SHBA-ja e vendosi NIS-in nën sanksione për shkak të aksioneve të kompanisë ruse të naftës, Gazprom Neft, në mënyrë që të parandalojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

NIS është e vetmja kompani në Serbi që është e përfshirë në nxjerrjen, prodhimin dhe rafinimin e naftës, si dhe në prodhimin e gazit natyror.

Më herët gjatë shkurtit, kompania dorëzoi kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Qeverisë amerikane për të shtyrë vendosjen e sanksioneve.

Kërkesa për të shtyrë sanksionet për minimum 90 ditë, në mënyrë që të zgjidhet çështja e pronësisë, u mbështet nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë.

Që atëherë, struktura pronësore e NIS-it ka ndryshuar.

Siç njoftoi Bursa e Beogradit më 26 shkurt, Gazprom Neft ka transferuar të paktën 5 për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, një kompani ruse që nuk është subjekt i sanksioneve perëndimore.

Dokumentet e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit tregojnë se Gazprom Neft ka zvogëluar përqindjen e aksioneve në NIS nga 50 në rreth 44.85 për qind.

Në të njëjtën kohë, Gazpromi ka rritur përqindjen e aksioneve në NIS nga 6.15 në 11.30 për qind.

Sa i përket pjesës tjetër të aksioneve, 29.87 për qind janë në pronësi të shtetit të Serbisë dhe pjesa tjetër janë në pronësi të qytetarëve, punëtorëve aktualë dhe ish-punonjësve dhe hisedarëve të tjerë më të vegjël./REL

Gjithashtu lexoni:

Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

​Nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria, qytetarët në Tiranë ringrenë zërin kundër ndërtimit në Zvërnec

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Kosova News 27/02/2025 27/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka
22:22 -13/06/2026
U vra nga sulmet e SHBA dhe Izraelit/ Caktohet data e funeralit të ish-udhëheqësit të Iranit, Ali Khamenei
22:10 -13/06/2026
OBSH paralajmëron Europën: Kriza e të nxehtit po merr mijëra jetë
22:05 -13/06/2026
Dita e 14-të. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
21:59 -13/06/2026
“Po përparojmë çdo ditë”/ Putin: Rusia ka mbi 700 mijë ushtarë të vendosur në Ukrainë
21:56 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?