Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe.
Pas takimit ai ka thënë se pakënaqësia dhe zemërimi i serbëve “po arrin kulmin” për shkak të shkeljes së marrëveshjes për targa dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera.
“Së pari kam pasur konsultime dhe bisedime me përfaqësuesit më të rëndësishëm të Listës Serbe dhe me autoritetet tona dhe me përfaqësues të institucioneve dhe autoriteteve nga Kosova. Dhe kemi biseduar për të gjitha problemet dhe situatën e cila është e vështirë”, tha Vuçiq, raportoi B92.
Sipas tij, serbët nga Kosova shprehën indinjatë ndaj autoriteteve të Kosovës ashtu edhe ndaj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.
“Ata kërkojnë mbështetje më të madhe dhe më domethënëse nga Serbia. Unë dëgjova dhe u përpoqa të shpjegoj situatën në të cilën ndodhemi dhe së bashku të gjejmë një zgjidhje për t’ua lehtësuar”, tha Vuçiq.
Në takim morën pjesë drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nënkryetari i saj Igor Simiq dhe përfaqësues të tjerë të asaj partie, Ivan Todosijeviq. Milan Radoiçiq, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.


