Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, gjatë ditës së sotme është në një konferencë për media është deklaruar edhe për çështjen e dialogut me Kosovën.
Vuçiq në konferencë ka thënë se, ata nuk do të flasin për asgjë pa krijimin e asociacionit,.
“Ajo çka ne insistojmë është se nuk ka asgjë për të cilën duam të flasim pa Asociacionin. Ne nuk e kemi problem që ta përmbushim edhe atë që nuk e kemi nënshkruar ne por të tjerët para nesh, por edhe ju duhet ta përmbushni atë që keni nënshkruar, pra Asociacionin”, ka deklaruar presidenti serb.
Lexo po ashtu:
Po ashtu ai, ka komentuar edhe takimet me të dërguarit special të SHBA-ve dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të cilëve, siç ka deklaruar ai, u ka thënë se nuk pse të shkojnë në Serbi për të marrë njohjen për Kosovën.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta. Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, ka shtuar Vuçiq.


